• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kallëzim penal ndaj Merkos, si kryetar i komunës së Strugës "punoi në mënyrë joadekuate në detyrë"

Kallëzim penal ndaj Merkos, si kryetar i komunës së Strugës

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Policia e Strugës ngriti kallëzim penal kundër Ramiz Merkos sepse në përbërjen e kryetarit të komunës në dy raste ka marrë vendim me të cilin A.O. nga fshati Podgorc i Strugës, nga bibliotekist e ka emëruar drejtor në shkollën fillore në fshatin e njejtë, edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme.

"DPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër R.M.(67) nga Struga, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale të kryer "punë joadekuate në detyrë". Ai, në përbërjen e kryetarit të komunës së Strugës, më 30.05.2018 dhe më 01.04.2024 ka marrë vendim me të cilin A.O. nga fshati Podgorc i Strugës, nga bibliotekist e ka emëruar drejtor në shkollën fillore në fshatin e njejtë. I denoncuari R.M. e ka bërë këtë edhe pse e ka ditur se A.O. nuk ka arsim adekuat dhe nuk plotëson disa kushte të Ligjit për arsimin fillor, nuk ka pasur të paktën pesë vjet përvojë pune në shkollë, nuk e ka dhënë provimin për drejtor në afatin e caktuar ligjor, nuk kishte praktikë paraprake dhe nuk posedonte certifikatë adekuate për njohjen e gjuhës angleze", informojnë nga MPB.

Këto parregullsi janë konfirmuar gjatë konrollit të Inspektoratit Shtetëror për Arsim, të kryer më 20 qershor të vitit 2024, me ç'rast plotësisht është konstatuar se i denoncauri R.M. pas marrjes së vendimin të bordit të shkollës, nuk ka hapur shpallje për zgjedhjen e drejtorit të fshatit, i cili, personit A. O. në mënyrë të kundërligjshme i ka mundësuar që të marrë vendim për u.d. drejtor dhe realizimin e përfitimeve monetare që i paguheshin në bazë të pagës dhe kontributeve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR