• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kallëzim penal kundër një personi për shkaktim të rrezikut për jetën dhe shëndetin e njerëzve - inspektorët e kanë hasur si hedh sasi të mëdha mbeturinash në territorin e Karposhit

Kallëzim penal kundër një personi për shkaktim të rrezikut për jetën dhe shëndetin e njerëzve - inspektorët e kanë hasur si hedh sasi të mëdha mbeturinash në territorin e Karposhit

 Shkup, 13 tetor 2024 (MIA) - Inspektorët e mjedisit jetësor të Qytetit të Shkupit, sot kanë kanë hasur një banor të Komunës së Butelit duke hedhur sasi të mëdha të mbeturinave në territorin e Komunës së Karposhit në drejtim të Vizbegut, njoftuan  nga Qyteti i Shkupit.

Në kumtesë theksojnë se ndaj personit Z.M. do të ngritet kallëzim penal për shkaktim të dëmit të konsiderueshëm të cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës, gjegjësisht rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve, vepër e dënueshme me burg nga katër deri në dhjetë vjet. 

 "Inspektorët për mjedis të jetesës të Qytetit të Shkupit para një ore kanë hasur dhe evidentuar hedhjen e sasive të mëdha të mbeturinave, duke bërë një deponi të egër dhe duke e djegur në territorin e Komunës së Karposhit në drejtim të Vizbegut. Qyteti i Shkupit për veprën e kryer penale nga ana e personit Z.M, banor i Komunës së Butelit, në pajtim me nenin 218 të Kodit Penal, do të parashtrojë kallëzim penal për shkaktim të dëmit të konsiderueshëm të cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës, gjegjësisht rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve, vepër e dënueshme me burg nga katër deri në dhjetë vjet", qëndron në kumtesë.

 Nga Qyteti i Shkupit thonë se në territorin e Shkupit janë gjithsej 14 institucione që kanë kompetencë dhe obligim të veprojnë në situata të tilla, duke theksuar se gjatë fundjavës inspektorët e mjedisit jetësor të qytetit të Shkupit, si dhe inspektorët komunalë, kanë sanksionuar mbi 20 kryerës.

 Shtojnë se sivjet kanë ngritur disa kallëzime penale për hedhjen e mbeturinave të rrezikshme dhe rrezikim të mjedisit për përgjegjësi penale ndaj autorëve të gjetur duke hedhur mbeturina të rrezikshme, pllaka asbesti dhe mbeturina të tjera ndërtimore.

 Si shembull, nga Qyteti e theksojnë rastin në Komunën e Butelit, ku u zbulua se njerëzit kishin hedhur disa tonë mbeturina, përfshirë mbetje të rrezikshme kancerogjene, në një brez të gjelbër, që, siç thonë, dëmton qytetin dhe i sjell në rrezik jetën dhe shëndetin e shkupjanëve.

 Foto: Qyteti i Shkupit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR