• e premte, 27 dhjetor 2024

Kallëzim penal kundër një banori nga Prilepi për falsifikim të dokumentit të udhëtimit

Kallëzim penal kundër një banori nga Prilepi për falsifikim të dokumentit të udhëtimit

Shkup, 8 mars 2024 (MIA) - Qendra Rajonale për Punë Kufitare Jug ka paraqitur kallëzim penal kundër P.P. (65) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale "falsifikim i dokumenteve".

Siç informon MPB-ja, në periudhën prej datës 11.10.2020 deri më 02.04.2021, gjatë qëndrimit të paligjshëm në Republikën Federale të Gjermanisë, në dokumentin e tij të udhëtimit ka siguruar vula të falsifikuara nga Hungaria për të vërtetuar qëndrimin e tij në Bashkimin Evropian nuk i kalonte 90 ditë.

"Ai në disa raste ka përdorur dokumentin e udhëtimit me vula të falsifikuara, por më datë 20.11.2022 gjatë kontrollit kufitar në Hungari i është marrë dhe për këtë është zhvilluar një procedurë gjyqësore në Hungari. Pas kësaj, më 04.01.2023, i padituri ka raportuar se i ka humbur dokumenti i udhëtimit, pas së cilës i është lëshuar pasaporta e re e lëshuar në Maqedoninë e Veriut, pas së cilës i ka përdorur të dyja dokumentet e udhëtimit", theksojnë nga MPB. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR