• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kallëzim penal kundër nëpunësve policorë nga Krusheva

Kallëzim penal kundër nëpunësve policorë nga Krusheva

Shkup, 11 prill 2024 (MIA) - NJPB Krushevë ka parashtruar kallëzim penal kundër A.A.(51) nga Krusheva, nëpunës policorë në Stacionin policor Krushevë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “kanosje me armë të rrezikshme gjatë rrahjes apo grindjes”, “shkaktim i urrejtjes, mosmarrëveshje ose intolerancë në bazë kombëtare, racore, fetare dhe në bazë tjetër diskriminuese" dhe "sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punës së sigurisë", informon MPB.

"Me datë 31 mars në Krushevë, i akuzuari ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare dhe paraprakisht me sende të mprehta kanë kërcënuar M.S., E.S. dhe R. R., të tre nga Prilepi si dhe S.G. nga Krusheva", njofton MPB.

Pas kontrolleve të realizuara, Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në MPB ka parashtruar propozim për fillimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës nga neni 210 paragrafi 1 pika 10 dhe 20 e Marrëveshjes Kolektive të MPB-së dhe janë marrë masat e detyrueshme për largimin nga vendi i punës deri në marrjen e vendimit në procedurën disiplinore. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR