• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Sveti Nikollës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Sveti Nikollës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Sveti Nikollë parashtroi kallëzim penal kundër S.V. (53) nga Sveti Nikolla për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka krye veprën penale "keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit". 

 Siç bëri të ditur MPB-ja, ai në vitin 2021, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Sveti Nikollës, për realizimin e projektit të kanalizimit fekal në vendbanimin Rudina, ka kryer prokurim publik dhe ka lidhur kontratë me kompani private në vlerë prej 1.649.400 denarëve, kure gjatë ndërtimit është lidhur edhe aneks kontratë në vlerë prej 329.806 denarëve për punë të paparashikuara dhe shtesë.

 "Në të njëjtën kohë, në vitin 2021 ai përsëri ka kryer një prokurim publik për mbulim dhe pastrim të rrugëve në Sveti Nikollë me makineri ndërtimore në vlerë prej 2.500.000 denarëve me një person tjetër juridik, i cili me miratimin e tij ka hapur hendekun për kanalizim fekal. Pas masave të marra është konstatuar se për vlerën e parashikuar të kanalizimit fekal prej 1.996.082 denarë janë paguar gjithsej 4.761.957 denarë", thekson Ministria e Punëve të Brendshme.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR