• e premte, 27 dhjetor 2024

Kalina Grivçeva Stardelova rizgjidhet kryetare e Odës së Mjekëve

Kalina Grivçeva Stardelova rizgjidhet kryetare e Odës së Mjekëve
Shkup, 1 korrik 2022 (MIA) - Prof. Dr. Kalina Grivçeva Stardelova është rizgjedhur kryetare e Odës së Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Odës, e cila u mbajt në hapësirat e Spitalit të Përgjithshëm të qytetit "8 Shtatori". Nga të pranishmit 75 delegatë të Kuvendit mbështetje për prof. Dr. Grivçeva Stardelova dhanë 51, ndërsa për kandidaten tjetër Doc. Dr. Emilia Velkovska u votua me 24 delegatë, thuhet në njoftimin e Odës së mjekëve.

Kuvendi zgjodhi edhe anëtarët e organeve dhe trupave të tjerë që do të udhëheqin Odën e Mjekëve për katër vitet e ardhshme. Zëvendëskryetar u zgjodh dr. Bekim Ismaili, ndërsa nënkryetarë dr. Lupço Stefanovski, dr. Maja Manoleva dhe dr. Albert Leshi.

Kryetar i ri i Kuvendit u zgjodh dr. Visar Muça, ndërsa nënkryetarë të Kuvendit të Odës u zgjodhën dr. Aleksandar Dimovski dhe dr. Berat Lena.

Anëtarët e rinj të Bordit Ekzekutiv janë dr. Lilija Çolakova Dervishova, dr. Dafina Karaxhova, dr. Kadri Haxhihamza, dr. Todor Kiçukov, dr. Mevludin Kuç,  dr. Ylber Besimi, dr. Deniel Popovski, dr. Ilir Shurdhani dhe dr. Xhabir Bajrami. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR