• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kaja Kallas: Rusia mësoi se si të ndikojë në zgjedhje përmes teknologjive të reja

Kaja Kallas: Rusia mësoi se si të ndikojë në zgjedhje përmes teknologjive të reja

Bruksel, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas deklaroi se Rusia ka mësuar se si të ndikojë në zgjedhje duke shfrytëzuar teknologji të reja.

"Shoh shembuj nga Rumania dhe vende të tjera, ku rusët me të vërtetë kanë gjetur një mënyrë për të ndikuar ndaj zgjedhjeve", tha Kallas në një ngjarje të organizuar nga "Politiko".

Duke iu përgjigjur pyetjes për ndikimin e teknologjive të reja në demokraci, ajo shprehu shqetësim: Demokracia bazohet në besim, ndërsa nëse nuk mund t'i besosh zgjedhjeve, si mund t'i besosh rezultatit?

Kallas theksoi se metodat aktuale për vlerësimin e zgjedhjeve fer janë të vjetruara dhe nuk marrin parasysh teknologjitë e reja të përdorura për manipulim.

Në Rumani, Gjykata Kushtetuese anulon rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale për shkak të dëshmive të "sulmeve agresive hibride ruse". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR