• e mërkurë, 02 tetor 2024

Kaevski rizgjidhet nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Kaevski rizgjidhet nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Shkup, 23 janar 2023 (MIA) - Deputeti dhe zëdhënës i LSDM-së Darko Kaevski, sërish është zgjedhur nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
 
"Paraprakisht, Kaevski në këtë pozitë ishte zgjedhur vitin e kaluar. Kuvendi është partner kyç në luftën për shoqëritë më demokratike dhe adresimin e problemeve të mëdha lidhur me të drejtat e njeriut. Rizgjedhja e Kaevskit është sukses për LSDM-në, por edhe sukses për diplomacinë maqedonase", thuhet në kumtesën e LSDM-së. sa/
 

QËNDRONI TË LIDHUR