• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kaevski: Pres që javën e ardhshme në koordinim të hapet çështja për grupet e punës për datën e zgjedhjeve

Kaevski: Pres që javën e ardhshme në koordinim të hapet çështja për grupet e punës për datën e zgjedhjeve

Shkup,  12 nëntor 2023 (MIA)  -  Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski pret në koordinim gjatë javës së ardhshme në Kuvend të hapet çështja për grupet e punës për përcaktimin e datës së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

 "Qëndrimi ynë rreth datës së zgjedhjeve është parimor dhe që në fillim kemi thënë se fillimisht do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale, e më pas në afatin e përcaktuar ligjor zgjedhjet e rregullta parlamentare. Në pjesën e grupeve të punës, pres  në koordinim gjatë javës së ardhshme me të gjithë koordinatorët e partive politike që janë të përfaqësuara në Kuvend, të hapet kjo çështje dhe sigurisht, ne si parti politike jemi të gatshëm dhe do të propozojmë një anëtar për përcaktimin e  datës së saktë për mbajtjen edhe të zgjedhjeve presidenciale edhe ato  parlamentare të rregullta, sipas ligjeve", tha sot Kaevski në pyetjen e gazetarëve.

 Siç shtoi, deri në Vitin e Ri ka kohë adekuate që të formohen grupet e punës, pastaj përmes punës të përcaktohen datat e sakta për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe të rregullta parlamentare, që, theksoi, besoj se do të ndodhë deri në fund të këtij viti.  Deri në Vitin e Ri tashmë do të kemi një datë konkrete që pres të miratohet me konsensus", tha Kaevski.

I pyetur për koment për raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, zëdhënësi i LSDM-së tha se i ka "konfirmuar faktet se VMRO-DPMNE është frenuesja në rrugën evropiane dhe reformave". 

 "Qartë theksohet se DPMNE në mënyrë aktive ka bllokuar punën e Kuvendit, që ka qenë pengesë e konsiderueshme për punën e Kuvendit. Edhe krahas opstruksioneve të opozitës shteti vazhdon t'i përmbushë kushtet për vazhdimin e negociatave për anëtarësim. Bllokadat dhe opstruksionet e Micksoi-t dhe DPMNE-së duhet të mposhten dhe jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të mposhten, kjo është për të gjithë qytetarët dhe për përparimin dhe të ardhmen e shtetit tonë", potencoi Kaevski, i cili mbajti konferencë për shtyp për punën e pushtetit lokal të VMRO-DPMNE-së në dy vitet e fundit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR