• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kaevski: Mospjesëmarrja në Qeverinë teknike të VMRO-DPMNE-së, alibi për humbje zgjedhore

Kaevski: Mospjesëmarrja në Qeverinë teknike të VMRO-DPMNE-së, alibi për humbje zgjedhore

Shkup,  10 dhjetor 2023 (MIA) - Mospjesëmarrja e mundshme e VMRO-DPMNE-së në Qeverinë teknike do të ishte kërkesë për alibi për humbje zgjedhore, deklaroi sot zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.

 "Politikat destruktive të DPMNE-së, bllokadat, tentativat që të frenohet vendi, të bllokohet Kuvendi, i shohim prej vitesh. DPMNE-ja nuk di gjë tjetër, sepse nuk ka ofertë për qytetarët. Nuk janë diçka e re përpjekjet për krijimin e krizës, fola edhe në pres për to. Siç deri tani nuk arriti ashtu nuk do të ketë sukses edhe këtë herë.  Nuk do të gjejë alibi, Mickoski e pret humbje të dyfishtë në zgjedhje, ai e di këtë, e di shumë mirë", tha Kaevski sot në një konferencë për shtyp.

 Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski dje tha se partia do të bisedojë nëse dhe me kë do të përfaqësohet në qeverinë kalimtare.

 

QËNDRONI TË LIDHUR