• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kadriu: NP "Tregjet" Kumanovë punon me fitim

Kadriu: NP

Kumanovë, 9 janar 2024 (MIA) - Pas një periudhe të caktuar Ndërmarrja Publike "Tregjet" Kumanovë ka shënuar performancë dhe fitim pozitiv, njoftuan sot autoritetet që e vlerësojnë vitin e kaluar 2023 si të suksesshëm.

Qëllimi i ekipit drejtues është që Kumanova të ketë një treg modern që do të ofrojë kushte të shkëlqyera për blerësit, konsumatorët, si dhe të ardhura më të mëdha për kompaninë.

"Për NP 'Tregjet' viti 2023 ishte i suksesshëm. Ndoshta për herë të parë pas shumë vitesh punë me humbje, NP-ja shënon punë fitimprurëse. Më parë situata ishte shumë e vështirë nga pikëpamja financiare. Ne me plan të mirë, me menaxhim të përgjegjshëm, ia arritëm të kapërcejmë situatën nga një kompani e cila punonte me humbje të punojë me fitim. Në të kaluarën, punonjësit e kompanisë nuk kanë marrë paga disa muaj. Sot kjo ndërmarrje publike funksionon mjaft normalisht, punëtorët kanë pagë të rregullt, K-15 rregullisht", deklaroi drejtori i NP “Tregjet”, Gëzim Kadriu.

Përfitimin më të madh ndërmarrja e përfiton nga dhënia me qira e ambienteve të biznesit, si dhe nga dhënia me qira e tezgave në tregun e gjelbër.

Nga 490 tezga janë dhënë 410. Ende ka problem në tregun rajonal. Atje për mungesë parkimi nga 130 janë dhënë vetëm 14 tezga. Nga ndërmarrja thonë se tregu i blegtorisë është i mbyllur për shkak të pranisë së murtajës afrikane në rrethinën e Kumanovës. Autoritetet e kompanisë shpresojnë se do të përfundojë procedura e nisur nga departamenti juridik i komunës për bartjen e tokës në treg, në pronësi të komunës së Kumanovës. Ky është hapi i parë për të qenë në gjendje për të përgatitur një projekt për treg modern. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR