• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kadetët dhanë betimin në Akademinë ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostollski" - sipas presidentes ana më e fortë e Armatës është kapitali njerëzor

Kadetët dhanë betimin në Akademinë ushtarake

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Në Akademinë ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostolski" sot u zhvillua ceremoni me rastin e betimit të klasës së 28-të të kadetëve studentë ku fjalim pati presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska - Davkova, si dhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.

Siljanovska-Davkova në fjalimin e saj theksoi se është krenare për pjesëtarët e Armatës, duke theksuar se shteti duhet të kujdeset për oficerët më të rinj. Sipas presidentes, ana më e fortë e armatës është kapitali i saj njerëzor, me çka dëshmohet, siç tha, “nga aktivitetet dhe pjesëmarrja e vazhdueshme në përballjen e krizave dhe goditjet”.

"Si presidente dhe komandante supreme e forcave të armatosura, mund të dëshmoj se Armata jonë është e përbërë nga profesionistë, të motivuar dhe të besueshëm, të cilët janë pjesë e paktit të NATO-s. Në pesë vitet e anëtarësimit, por edhe si pjesë e partneritetit për paqe në misione të shumta, anëtarët tanë kanë treguar dhe po tregojnë e dëshmojnë se mund të qëndrojnë krah për krah me kolegët e tyre nga armatat më të forta dhe të arrijnë rezultatet më të larta duke kryer detyrat e tyre në mënyrë të përkryer... Megjithatë, për mua, ana më e fortë e Armatës sonë është kapitali i saj njerëzor. Në këtë kemi qenë të bindur jo vetëm gjatë misioneve jashtë vendit, por edhe në aktivitetet dhe pjesëmarrjen e vazhdueshme në përballjen e krizave dhe fatkeqësive, si dhe ndihmën dhe mbështetjen konkrete të qytetarëve. Kam të drejtë të krenohem me pjesëtarët e armatës dhe duhet të kujdesemi për oficerët më të rinj", theksoi Siljanoska - Davkova.

Ministri i Mbrojtjes, Misajllovski porositi kadetët që në katër vitet e ardhshme bashkë dhe me përkushtim t'i zbulojnë sekretet e profesionit dhe siç tha, të shfrytëzojnë njohuritë dhe përvojat e kuadrit profesional.

"Hapat tuaj të parë fillojnë këtu në Akademinë ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostolski" që është një institucion i respektueshëm në kuadër të gjerë. Vend me staf suprem, një institucion i arsimit të lartë, i cili deri më tani ka nxjerrë shumë oficerë cilësorë, të cilët dhanë dhe po japin një kontribut të rëndësishëm në afirmimin dhe zhvillimin e armatës. Kadetëve nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina u uroj mirëseardhje të ngrohtë. Të gjithë juve së bashku po ju them që në katër vitet e ardhshme të pushtojmë së bashku sekretet e profesionit të ushtarakut, ta perfeksionojmë atë, sepse do të specializoheni në një fushë e cila është më specifike, por edhe karakteristike me standardet, ekspertizë, disiplinë dhe më kryesorja, bashkëpunimi. Së bashku në katër vitet e ardhshme do të mësoni, trajnoni dhe kontribuoni në zhvillimin e bashkëpunimit tonë. Sot si kadetë dhe nesër si oficerë të armatës, që kujdesen për sigurinë e bashkëqytetarëve të tyre", nënvizoi Misajllovski. rq/

Foto: Ministria i Mbrojtjes

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR