Kacarska: Vështirë i arritshëm skenari në të cilin KE-ja do të pajtohej me ndryshimet kushtetuese me zbatim të prolonguar
- Debati për ndryshimet kushtetuese me zbatim të prolonguar do të jetë mjaft i vështirë. Është e vështirë për mua të imagjinoj një skenar në të cilin KE-ja do të pajtohet për një gjë të tillë, thotë Simonida Kacarska nga Instituti për politika evropiane nga Shkupi para panelit të organizuar sot së bashku me Ministrinë e Çështjeve Evropiane.
- Post By Fami Bajrami
- 16:20, 2 dhjetor, 2024
Shkup, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Debati për ndryshimet kushtetuese me zbatim të prolonguar do të jetë mjaft i vështirë. Është e vështirë për mua të imagjinoj një skenar në të cilin KE-ja do të pajtohet për një gjë të tillë, thotë Simonida Kacarska nga Instituti për politika evropiane nga Shkupi para panelit të organizuar sot së bashku me Ministrinë e Çështjeve Evropiane.
"Vizita e parë e (eurokomisares për zgjerim, Marta Kos) së bashku me kryetarin e Këshillit dhe përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme ishte në Kiev. Fokusi padyshim do të jetë aty, por nëse dëgjojmë me vëmendje mesazhet nga Brukseli është e qartë se ka një dinamikë në raport me Malin e Zi dhe Shqipërinë, çfarë thonë datat 26, 27 gjegjësisht 27, 28 për këto vende. Për ne është e qartë se nuk jemi temë kryesore e bisedës. Mendoj se diskutimi për zbatimin e prolonguar do të jetë mjaft i vështirë. Është e vështirë për mua të shoh një skenar në të cilin KE-ja do të pajtohet me një gjë të tillë", thotë Kacarska, duke komentuar mesazhet e fundit të eurokomisionerës së re Kos e cila dje e filloi mandatin e saj.
Ajo nuk është optimiste as në lidhje me mundësinë e marrjes së ndonjë garancie ligjore që do të merrej nga Bullgaria se nuk do të ketë veto të reja në rrugën e eurointegrimeve të vendit pas miratimit të mundshëm të ndryshimeve kushtetuese, nëse marrim parasysh qëndrimet unike të cila i ka Sofja.
"Më vjen rëndë ta shoh këtë, veçanërisht ndonjë garanci ligjore nëse përgjigjemi në atë kontekst, ka të ngjarë që po flasim për disa diskutime politike që ende nuk janë materializuar. Ka të ngjarë që i vetmi aktor që aktualisht është i qëndrueshëm atje është presidenti Radev, gjë që krijon pyetje shtesë. Megjithatë, ekziston ky diskutim për faktin se në sfond kemi të bëjmë me Bullgarinë", theksoi Kacarska.
Për paralajmërimet e kryeministrit Hristijan Mickoski për të a.sh hapa të fuqishëm për reforma në drejtësi, ajo thekson se në agjendën e reformës e cila është në përputhje me KE-në, definon hapat e këtij plani.
"Nëse shikojmë agjendën reformuese për momentin aty janë të përcaktuara hapat për sa i përket aktiviteteve për ndërrimin e anëtarëve të Këshillit gjyqësor, për ndryshimet ligjore që pasojnë dhe sigurisht që duhet bërë një regjistër i arritjeve në korrupsion. Sigurisht që presioni politik mbi gjyqësorin nuk është një nga ato elemente, por mbetet të shihet se në cilin drejtim do të zhvillohet", tha Kacarska. rq/