• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kacarska për MIA-n: Në përgjithësi sjellje pozitive në raport,shqetësojnë vlerësimet negative për kapacitetet për menaxhimin me fondet e BE-së

Kacarska për MIA-n: Në përgjithësi sjellje pozitive në raport,shqetësojnë vlerësimet negative për kapacitetet për menaxhimin me fondet e BE-së
Shkup, 13 tetor 2022 (MIA) – Pritet që Komisioni Evropian në raport në përgjithësi të mbajë sjellje pozitive lidhur me përkushtimin e autoriteteve të agjendës së BE-së, duke e pasur parasysh atë se kemi pasur përparim në korrik lidhur me procesin e hapjes së negociatave dhe fillim formal të procesit të skriningut, thotë për MIA-n, drejtoresha e Institutit për politika evropiane (EPI), Simonida Kacarska. Kacarska vlerëson se në shumë kapituj ka avancim të caktuar dhe thotë se, nëse e shohim në krahasim me vitet e kaluara, niveli i gatishmërisë për ndërmarrjen e obligimeve nga anëtarësimi mbetet relativisht i njëjtë. "I vetmi kapitull në të cilin kemi nivel të rritur të gatishmërisë për ndërmarrjen e obligimeve për anëtarësim është kapitulli për politikën e përbashkët të sigurisë së jashtme", thotë Kacarska për MIA-n, duke e komentuar Raportin e KE-së. Kacarska, megjithatë, vlerëson se edhe krahas avancimit, është e qartë se ka shumë fusha në të cilat rekomandimet përsëriten dhe ato ngecin. "Përveç kësaj, jashtëzakonisht shqetësojnë vlerësimet negative të Komisionit lidhur me kapacitetin për menaxhimin me mjetet nga fondet parainkuadruese, të cilat përsëriten disa vite me radhë", thotë për MIA-n drejtoresha e EPI Kacarska. Raporti i parë i KE-së për vendin pas fillimit të negociatave në korrik të këtij viti Raporti i KE-së i publikuar dje është raporti i parë për vendin pas mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare më 19 korrik të këtij viti. Në raportet e fundit, duke filluar nga viti 2009, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave të anëtarësimit, ndërsa në mars 2020, Këshilli i BE-së miratoi vendimin për fillimin e negociatave, por për shkak të bllokadës së Bullgarisë, nuk filluan deri në korrik. Eurokomisari për zgjerim Oliver Varhej, duke e prezantuar raportin, tha se Maqedonia e Veriut e filloi procesin negociator me konferencën e parë politike ndërqeveritare që duhej të ndodhte shumë kohë më parë dhe se ky është një përparim për vendin. Lidhur me kriteret politike, në raport qëndron se vendi vazhdon përpjekjet për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, pavarësisht sfidave të caktuara. Është bërë përparim i kufizuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Për punën e Kuvendit, në Raport qëndron se ajo është prishur nga polarizimi politik, i cili ka vonuar miratimin e disa ligjeve. Më tej thuhet se Kuvendi duhet të luajë një rol aktiv dhe pozitiv në procesin e anëtarësimit dhe negociatave me BE-në. Përpjekjet e përbashkëta dhe të shpejta janë të nevojshme nga të gjitha palët për t'i dhënë përparësi rolit të përforcuar të Parlamentit si forum për dialog politik konstruktiv, veçanërisht në procesin e agjendës së reformave të BE-së. Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur për reformat në administratën publike, qëndron më tej në Raport. Vendi ka bërë përparim të kufizuar në zbatimin e rekomandimeve të vitit të kaluar. Është miratuar programi i ri për reforma në menaxhimin e financave publike 2022-2025. Më tej në Raport qëndron se sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut ka arritur një nivel të caktuar të përgatitjes/është i përgatitur mesatarisht. Vendi është mesatarisht i përgatitur në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. Maqedonia e Veriut, qëndron në document, ka një nivel të caktuar të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit. Duhet bërë shumë punë në përmirësimin e efikasitetit të zbatimit të ligjit në luftën kundër formave të caktuara të krimit, si pastrimi i parave dhe krimi financiar, vlerëson KE-ja. Lidhur me lirinë e shprehjes, Maqedonia e Veriut ka arritur nivel të caktuar të përgatitjes, përkatësisht është e përgatitur mesatarisht, qëndron në Raport. Në përgjithësi, shtoi ai, është bërë përparim i kufizuar në lidhje me rekomandimet e mëparshme. Konteksti i përgjithshëm është i favorshëm për lirinë e medias dhe lejon raportimin kritik të medias, megjithëse pati disa tensione gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2021, vlerëson dokumenti. Më tej thuhet se nevojitet transparencë më e madhe në lidhje me reklamimin në media nga institucionet shtetërore dhe partitë politike. Autoritetet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të reformuar shërbimin e transmetimit publik, duke siguruar pavarësinë e tij, standardet profesionale dhe qëndrueshmërinë financiare, qëndron në Raport. Procesi i skriningut për harmonizimin e legjislacionit me BE-në dhe ndryshimet kushtetuese Maqedonia e Veriut pas 17 viteve, sivjet e mbajti konferencën e parë ndërqeveritare, pasi në korrik të këtij viti u miratua “propozimi francez” dhe me këtë u largua bllokada nga ana e Bullgarisë. Vendimi për fillimin e negociatave u miratua unanimisht në mars të vitit 2020 dhe pas nënshkrimit të Protokollit bilateral më 17 korrik të vitit 2022 dhe pëlqimit të marrë nga Bullgaria, Korniza e Negociatave u miratua edhe nga Këshilli i BE-së, në procedurë të shkruar në një procedurë të jashtëzakonshme. seanca më 18 korrik të vitit 2022. Më 19 korrik u mbajt Konferenca e parë ndërqeveritare Më 15 shtator filloi zyrtarisht procesi i shqyrtimit për shkallën e përputhshmërisë së legjislacionit me BE-në dhe, sipas pritshmërive, do të zgjasë deri në nëntor të vitit 2023. Më 27 shtator përfundoi shqyrtimi shpjegues për Klasterin e parë “Themelet” ose “Vlerat fundamentale” të BE-së, i cili mbulon sundimin e ligjit, politikat e mirëqeverisjes, reformat në administratën publike dhe menaxhimin e financave publike. Më 8 nëntor pritet të fillojë skriningu bilateral me BE-në dhe do të zhvillohet paralelisht me skriningun shpjegues. Në skriningun shpjegues, BE-ja jep një përditësim për çdo gjë të re në legjislacion, duke qenë se kanë kaluar disa vite nga takimet e para shpjeguese që vendi pati me Unioninn në vitin 2019. Në skriningun bilateral, megjithatë, shteti do të duhet ta prezantojë shkallën e harmonizimit të legjislacionit me BE-në, kalendar për harmonizim të mëtutjeshëm, mënyrën e ndërtimit të kapaciteteve institucionale, administrative dhe të tjera për implementim të saktë të standardeve evropiane. Paralelisht me procesin e skriningut, duhet të fillojë procesi për ndryshime kushtetuese, të nevojshme për hapjen e negociatave pas Klasterit të parë, gjegjësisht negociatat nuk do të mund të vazhdojnë, nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë. Pushteti ka për qëllim nëse gjithçka zhvillohet sipas dinamikës së parashikuar, t’i përfundojë negociatat aderuese me Unionin deri në vitin 2030. Neda Dimova Prokiq Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR