• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kacarska: Jam kërcënuar me vite prapa, jam sulmuar edhe fizikisht

Kacarska: Jam kërcënuar me vite prapa, jam sulmuar edhe fizikisht

Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Kryetarja e Gjykatës kushtetuese, Dobrilla Kacarska thotë se fillimisht nuk ka dashur ta ngarkojë as opinionin, as organet e ndjekjes, por se përfundimisht ka vendosur t'i paraqesë kërcënimet ndaj saj sepse, siç tha, "ndodhte çdo të dytën apo tretën ditë".

"Këto janë kërcënime që i paraqita, por unë jam kërcënuar tashmë disa vite prapa. Dhe, thënë kështu, nuk kalon java, e të mos marr ndonjë kërcënim. Kisha edhe sulm fizik. U sulmova edhe fizikisht, por asnjëherë më parë nuk e kam paraqitur, kam konsideruar se bëhet fjalë për raste të izoluara", deklaroi Kacarska, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën për shtyp në Gjykatën kushtetuese për mandatin e saj trevjeçar.

E pyetur nëse ka ndonjë epilog lidhur me kërcënimet ndaj saj, Kacarska tha se deri më sot nuk ka kurfarë informate për atë.

"A do të vazhdojnë ato kërcënime apo jo, unë nuk mund të them. Deri më sot jo, nuk kam. Ajo që ishte paraqitur si ngjarje e parë nuk kam kurfarë informate, ndërsa për atë që personalisht më kërcënonte, ai ishte marrë në stacion policor. Deri ku është procedura dhe çka po ndodhë më tej, nuk mund të përgjigjem", tha Kacarska.

Më 14 maj të këtij viti në stacion policor ka paraqitur kanosje eventuale të sigurisë pasi që në vendin e saj privat të parkimit në afërsi të vendbanimit të saj në garazhë nëntokësore në Qendër janë gjetur një krevat i improvizuar dhe një thikë kuzhine.

Siç kumtoi atëherë në konferencë për shtyp zëdhënësja e Gjykatës kushtetuese, Hristina Belovska, ua lënë kompetentëve të konstatojnë nëse bëhet fjalë për kërcënime apo rastësi. Lidhur me kërcënimet, ajo shtoi se në vazhdimësi ka pasur disa shqetësime.

Më 18 maj, në afërsi të QT "Ramstor" në qendër të Shkupit, një person i panjohur e ka kanosur verbalisht kryetaren e Gjykatës kushtetuese pas çka ka intervenuar sigurimi i saj.

"Nëpunës policprë nga Stacioni i policisë Qendër sot në orën 14:00 e kanë privuar nga liria V.P.G.(57) nga Bogdanci, duke vepruar pas paraqitjes paraprake se në një objekt gastronomik në qendrën tregtare në rajonin e Qendrës në Shkup e ka kanosur D.K.(67) nga Shkupi me fjalët "do të përgjigjesh, do të prëgjigjesh tmerrshëm". Personi ishte mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik kundër tij do të parashtrohet padi adekuate penale sipas nenit 144 të Kodit pebal", kumtoi atëherë MPB. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR