• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kacarska: Ilindeni të mbetet shembull për qëndrueshmëri në formimin e shtetit të lirë dhe demokratik me parimin e sundimit të së drejtës

Kacarska: Ilindeni të mbetet shembull për qëndrueshmëri në formimin e shtetit të lirë dhe demokratik me parimin e sundimit të së drejtës

Shkup, 2 gusht 2023 (MIA) - Kryetarja e Gjykatës kushtetuese, Dobrilla Kacarska me rastin e festës shtetërore, Ilindenit, në emrin e saj personal dhe në emër të Gjykatës u dërgoi urim të gjithë qytetarëve.

"Kjo festë le të mbetet shembull për vullnetin e fuqishëm dhe qëndrueshmëri në formimin e shtetit të lirë dhe demokratik me parimin e sundimit të së drejtës si vizion i vetëm i të gjithë faktorëve në shoqëri", shkroi kacarska në urim.

Për nder të festës së madhe, kryetarja e Gjykatës kushtetuese sot vendosi lule para përmendores së lirisë "Fuqia, lavdia dhe fitorja" në Kalanë e Shkupit. ab/

Foto: Gjykata kushtetuese

QËNDRONI TË LIDHUR