• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Kabineti i presidentit: Po realizohet angazhimi i presidentit për përjashtim të faljes nga sistemi juridik

Kabineti i presidentit: Po realizohet angazhimi i presidentit për përjashtim të faljes nga sistemi juridik

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Në Propozim-ligjin për falje përjashtohet mundësia që presidenti i shtetit të mund të falë persona për të cilët në rrjedhë është hetimi apo procedura gjyqësore.

"Lidhur me Propozim-Ligjin për falje, në përpunimin e të cilit ishin përfshirë edhe përfaqësuesi i presdientit, përfundimisht është përfshirë angazhimi i presidentit Pendarovski për përjashtim të faljes në sistemin tonë juridik, përkatësisht të pamundësohet e drejta e shefit të shtetit të falë persona për të cilët në rrjedhë është procedura hetimore apo gjyqësore, ndërkaq nuk ka aktvendim të plotëfuqishëm", thonë nga Kabineti i presidentit të shtetit. 

Në këtë mënyrë, siç ceket, do të mundësohet që gjykatat penale ta realizojnë në tërësi funksionin e tyre themelor, e ai është në procedurë adekuate ta konstatojnë fajin e të akuzuarve dhe t'i dënojnë kryesit fajtorë të veprave penale.

Ministria e Drejtësisë sot kumtoi se Propozim-ligji për falje është dorëzuar në procedurë qeveritare. Nga atje mes risive kyçe, e cekën çështjen për të drejtën e presidentit të falë persona nga dënimi dhe nga ndjekja penale. Kjo, siç ceket, ishte një nga çështjet më të eksponuara për çka grupi i punës qëndroi prapa zgjidhjes në pajtim të së cilës presidenti mund të falë vetëm për dënim, ndërkaq jo edhe për ndjekje penale të personave të caktuar. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR