• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kabineti i Osmanit: "Për keqardhje" është mënyra në të cilën është zgjidhur incidenti në Aeroportin e Shkupit

Kabineti i Osmanit:

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) - Kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e djeshme për shty të dy kryeministrave ka bërë të ditur se është “për keqardhje” mënyra se si u zgjidh incidenti në Aeroportin e Shkupit, sepse, siç vlerëson, “kontribuoi edhe më shumë për propagandën kundër Republikës së Kosovës”.

Ajo që ndodhi në Aeroportin e Shkupit, sipas zyrës së Osmanit, është “shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të njohura dhe të aplikuara në botë” dhe tregon se pret të informohet për masat e marra.

“Lista e shteteve të cilat i ka vizituar presidentja Osmani gjatë mandatit të saj si Presidente përfshinë SHBA-të, Shqipërinë, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë, Austrinë, Belgjikën, Bullgarinë, Çekinë, Finlandën, Kanadanë, Kosta Rikën, Kroacinë, Danimarkën, El Salvadorin, Estoninë, Francën, Greqinë, Islandën, Japoninë, Lituaninë, Luksemburgun, Maltën, Moldavinë, Malin e Zi, Panamanë, Portugalinë, Katarin, Singaporin, Slloveninë, Spanjën, Zvicrën, Tajlandën, Tunizinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Vatikanin, etj. Të gjitha këto shtete, shumicën prej të cilave i ka vizituar disa herë gjatë mandatit, pa përjashtim, i kanë respektuar në plotni rregullat ndërkombëtare sa i përket trajtimit të kreut të shtetit, rrjedhimisht edhe të vet shtetit”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentja e vendit përfaqëson shtetin brenda dhe jashtë.

“Pavarësisht rregullave jashtëzakonisht strikte të sigurisë në aeroportet e shumicës dërrmuese të shteteve të lartpërmendura, ata e pranojnë presidentin e një shteti si përfaqësuesin më të lartë të shtetit dhe kurrë nuk kërkojnë skanimin as të çantës personale e lëre më të telefonit, e aq më pak të kërkohet ‘full body scan’, sepse kjo, në mes tjerash, do të nënkuptonte se janë duke e trajtuar shefin e shtetit, rrjedhimisht shtetin, si rrezik potencial për terrorizëm”, thuhet në reagim.

Sipas reagimit, në secilin vend ku udhëton presidentja, asnjëherë nuk kërkon një trajtim të tillë.

“Ky trajtim ofrohet automatikisht nga shtetet pritëse bazuar në njoftimin që bëhet nga ambasadat tona për udhëtimin e Presidentes dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare zakonore (e detyrueshme për të gjitha shtetet). Siç shihet nga lista e lartpërmendur, kjo është respektuar në tërësi edhe nga shtete që akoma nuk e kanë njohur Kosovën. Se kjo procedurë respektohet çdoherë e çdokund, Presidentja Osmani e ka konfirmuar edhe me homologë të saj me të cilët ka biseduar këto ditë”, thuhet në reagimin e Presidencës së Kosovës.

Presidentja e Republikës së Kosovës thuhet se po kërkon respekt për shtetin që përfaqëson, pra Republikën e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë me ngulm në përputhje me rregullat e parimet ndërkombëtare që rregullojnë raportet ndërmjet shteteve.

"Raportet për incidentin e paprecedentë në Aeroportin e Shkupit të përgatitura nga Presidenca dhe Policia e Kosovës janë tashmë të finalizuara dhe të qasshme, dhe kanë qenë tash e sa ditë", thuhet në reagim.

Sipas presidencës, nga këto raporte kuptohet qartë se nuk ka kërkesë për devijim ose anashkalim të rregullave, por përkundrazi, respektim dhe aplikim të konventave dhe të së drejtës ndërkombëtare zakonore, e mbi të gjitha, respekt për Republikën e Kosovës.

"Mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës", thuhet më tej në reagimin e Presidencës.

Ajo që ka ndodhur në Aeroportin e Shkupit, sipas po të njëjtit njoftim, ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të njohura dhe aplikuara botërisht, “prandaj Presidenca pret të njoftohet për masat e ndërmarra lidhur me këto shkelje, ashtu siç është potencuar edhe në notën e protestës të drejtuar nga Republika e Kosovës”.

“Përderisa e vlerësojmë shprehjen e keqardhjes nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, për fat të keq deri tani në asnjë moment institucionet e Maqedonisë së Veriut nuk i kanë trajtuar çështjet e ngritura në notën e protestës që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtës ndërkombëtare zakonore në raport me Republikën e Kosovës, por perkundrazi, hapur e pa asnjë hezitim e kanë pranuar një shkelje të tillë. Për këtë as nuk duhen raporte e hetime shtesë për ndonjë gjendje faktike, sepse ato janë komplet jorelevante para pranimit publik te institucioneve të Maqedonisë së Veriut se një rregull i tillë është imponuar qëllimshëm, pavarësisht kërkesave të qarta të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Presidenca e Republikës, thuhet se e ka trajtuar këtë incident vetëm në mënyrë ndërinstitucionale e pa e bërë publike, me qëllim të ruajtjes së raporteve ndërmjet dy shteteve, deri në momentin kur një propagandë, “e përmasave të papara ka filluar kundër presidentes, me ç’rast Presidenca është detyruar t’i përgjigjet interesimit të shumtë të mediave”.

Standard security procedures apply to everyone using commercial flights, including myself as the Prime Minister. We regret the recent incident that occurred on August 2. The President of Koso

Kryeministrat e dy vendeve, Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti, pas takimit të djeshëm në Shkup, kanë thënë se incidenti në Aeroportin e Shkupit, i lidhur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do të prishë marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Kryeministri i Kosovës Kurti shprehu pritje që raporti zyrtar pas hetimeve të duhura të zbardhë plotësisht dhe në detaje incidentin e ndodhur më 1 gusht në sallonin e VIP-ave në Aeroportin e Shkupit me presidenten Osmani, për, siç theksoi, të kuptojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe situata të tilla nuk do të ndodhin më kurrë”. Mickoski, nga ana tjetër, shprehu bindjen se derisa ai është kryeministër “nuk ka njerëz që do të jenë mbi ligjin”, dhe nëse konstatohet se i ka tejkaluar kompetencat, personi do të sillet para drejtësisë. Në ndërkohë MPB-ja ka bërë të ditur se është bërë kallëzim penal dhe largim nga puna për policin - shef i Departamentit për siguri personale të Kryetarit të Kuvendit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR