• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kabineti i Netanjahut: Përpjekjet për arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës po vijojnë

Kabineti i Netanjahut: Përpjekjet për arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës po vijojnë

Kajro, 10 mars 2024 (MIA) - Përpjekjet për arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës po vijojnë, njoftoi kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në emër të shërbimit të huaj të inteligjencës - Mosad. Drejtori i Mosad, Dejvid Bernea është takuar me homologun e tij në krye të CIA-s, Uiliam Barns, ndërsa takimi është realizuar të premten, bëhet e ditur në kumtesën izraelite.

Temë kryesore e bisedimeve është armëpushimi, pas çka do të duhet të vijojë lirimi i pengjeve izraelite të cilët i mbante Hamasi në Gazë.

"Kontaktet tona dhe bashkëpunimi me negociatorët vijojnë në çdo kohë. Po bëjmë përpjekje që t'i ulim dallimet dhe të arrijmë marrëveshje", thuhet në kumtesën e Mosadit të publikuar nga zyra e Netanjahut.

Presidenti amerikan  Xho Bajden deklaroi mbrëmë se Barns ka qëndruar në rajon që t'i vazhdojë bisedimet për armëpushim. Përpjekjet ishin në drejtim të armëpushimit në Rripin e Gazës, i banuar me palestinezë, para muajit të shenjtë Ramazan, i cili duhet të fillojë sot.

Hamasi e akuzon Izraelin për vonesa në bisedimet për lirimin e pengjeve izraelite, për të cilët besohet se për momentin ka 134. Sipas Hamasit, Izraeli nuk jep garanci për përfundimin e luftës dhe për tërheqjen e forcave të tij nga enklava. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR