• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kabineti i Gashit pohon se vizita e tij në Kosovë është transparente dhe sipas protokolleve, nga MPB thonë se janë duke bërë kontrolle

Kabineti i Gashit pohon se vizita e tij në Kosovë është transparente dhe sipas protokolleve, nga  MPB thonë se janë duke bërë kontrolle

 Shkup, 18 gusht 2024 (MIA)  - Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi   pasdite kanë njoftuar se ai dje  së bashku me familjen e tij   kanë udhëtuar për në Kosovë, ndërsa vizita, siç thonë, ka qenë tërësisht transparente dhe në përputhje me të gjitha. procedurat e nevojshme.

 Reagimi me shkrim nga Kabineti i Gashit vjen pasi  u publikuan xhirime ku shihet makina e tij në një kolonë dasme në Kosovë.

"Kryetari i Kuvendit më 17 gusht të vitit 2024,  së bashku me familjen e tij, ka udhëtuar për në shtetin fqinj, në Kosovë. Kjo vizitë ka qenë tërësisht transparente dhe i ka respektuar të gjitha procedurat e nevojshme të sigurisë. Para nisjes janë njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe MPJ-ja  dhe është dorëzuar gjithë dokumentacioni i nevojshëm sipas protokollit për çdo zyrtar që largohet nga vendi", theksihet në reagim.

Nga kabineti i Gashit theksojnë se autoritetet kompetente mund ta konfirmojnë këtë informacion, se të gjitha procedurat janë në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e Kryetarit të Kuvendit. 

Theksojnë se kryetari i  Kuvendit përcillet nga sigurimi 24/7, gjithsesi konform ligjit.

"Ky rend i sigurisë funksionon saktë siç parasheh ligji dhe në pajtim me të gjitha protokollet qi i kërkon shteti", thonë nga Kabineti i kryeparlamentarit Gashi.

 Nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërkaq, në pyetjen e MIA-s për udhëtimin e Gashit me makinë zyrtare në Kosovë,  informojn se   shërbimet e tyre kompetente janë në vijim të kontrollit të rastit.

  "Lidhur me rastin për të cilin po pyesni, ju njoftojmë se nga ana e shërbimeve kompetente të MPB-së  janë duke u bërë kontrollet përkatëse   për konstatimin e gjendjes faktike, pas së cilës do ta njoftojmë opinionin" theksojnë nga MPB-ja.  

 

 

СООПШТЕНИЕ - Либерално-демократската партија изразува загриженост од континуираното непристојно однесување и злоупотреба на службената положба на претседателот на Македонското Собрание, Африм

Nga Partia Liberale-Demokratike paraprakisht sot  kanë shprehur shqetësimin, siç thonë, për mungesën e mirësjelljes    dhe keqpërdorimit të vazhdueshëm të pozitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR