Ka viktima në automjetin që ra në Radikë, qarkullimi në ndërprerje
- "Nga ora 18:30 trafiku në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër është ndërprerë për shkak të nxjerrjes së automjetit transportues pas aksidentit rrugor me viktima nga ujërat e lumit Radikë, afër Manastirit të Shën Gjon Bigorit", informon LAMM.
- Post By Fami Bajrami
- 20:39, 2 janar, 2026
Dibër, 2 janar 2026 (MIA) – Në automjetin që ra në ujërat e lumit Radikë, pranë Manastirit të Bigurit ka të vdekur.
"Nga ora 18:30 trafiku në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër është ndërprerë për shkak të nxjerrjes së automjetit transportues pas aksidentit rrugor me viktima nga ujërat e lumit Radikë, afër Manastirit të Shën Gjon Bigorit", informon LAMM.
Sipas informacioneve nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) Tetovë, automjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe, ka humbur kontrollin, ka rrëshqitur disa herë dhe është përmbysur, pas së cilës përfundon në lumë.
Foto: arkivi i MIA-s