• e enjte, 18 korrik 2024

Ka vdekur Klod Ruiz-Pikaso, djali i piktorit legjendar

Ka vdekur Klod Ruiz-Pikaso, djali i piktorit legjendar

Gjenevë, 25 gusht 2023 (MIA) - Djali i piktorit të madh spanjoll Pablo Pikaso, Klod Ruiz-Pikaso ka vdekur në Zvicër, ka konfirmuar mbrëmë avokati i tij. Ai ishte 76 vjeç.

Avokati nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes.

Ruiz-Pikaso ishte një fotograf, dizajner grafik dhe regjisor. Që nga viti 1989, djali i Pikasos ka menaxhuar trashëgiminë e piktorit. Në korrik ai njoftoi se do të largohej në pension dhe se detyrat ia lë motrës Paloma.

Pablo Pikaso kishte katër fëmijë. Djali i madh është Paulo, i lindur gjatë marrëdhënies me Olga Hohlova, e cila vdiq në 1975. Pastaj Maja, vajza e Mari-Tereza Valter, e cila vdiq në 2002. Klod dhe Paloma kanë lindur gjatë lidhjes me Fransoz Zhilo. ls/

Foto: Jutjub, printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR