• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ka shpërthyer zjarr në fabrikën e tekstilit “Tila” në Prilep

Ka shpërthyer zjarr në fabrikën e tekstilit “Tila” në Prilep

 Prilep, 21 prill 2023 (MIA) - Rreth orës 13 ka shpërthyer zjarri në konstruksionin e kulmit të fabrikës së tekstilit “Tila” në Prilep.

 

Janë pëfshirë çatia e fabrikës dhe kolektorët diellorë. Zjarrfikësit me mjete zjarrfikëse nga NJTZ  Prilep prej më shumë se një ore po tentojnë ta lokalizojnë zjarrin, i cili ende po digjet.

 

Sipas informacioneve fillestare, në momentin e shpërthimit të së zjarrit në fabrikë nuk ka qenë askush. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Fabrika “Tila” prodhon veshje për fëmijë. ar/

 Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR