• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ka përfunduar faza e parë e projektit "BorPres" për hapje të vendkalimit kufitar Këmba e Markos - Lemos

Ka përfunduar faza e parë e projektit

Athinë, 24 janar 2-24 (MIA) - Faza e parë e projektit "BorPres" për hapje të vendkalimit kufitar Këmba e Markos - Lemos afër Prespës mes Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë ka përfunduar, ndërsa i përket studimeve teknike, studime të ndërlidhura me turizmin, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Faza e dytë e projektit parashikon ndërtimin e objekteve dhe do të përfshihet në programin e dytë Intereg për bashkëpunim ndërkufitar mes dy vendeve për periudhën 2021-2027, ndërsa faza e parë është financuar nga programi 2014-2020.

Në fazën e parë, në projekt janë përfshirë Minustria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, sektori për zonën Maqedoni dhe Thraki nga Ministria e Punëve të Brendshme e Greqisë, periferia greke Maqedonia Perëndimore, si dhe organizata për zhvillim rajonal të rajonit konkret ANKO.

Nga sektori për zonën Maqedonia dhe Thrakia nga Ministria e Punëve të Brendshme e Greqisë njoftuan se “kanë marrë pjesë në strukturën korporative të projektit BorPress, i cili i referohet maturimit të studimeve të nevojshme teknike”.

"Për fazën e dytë, e cila ka të bëjë me ndërtimin e objekteve, Ministria ka mbështetur dhënien e miratimit për financim në vlerë prej rreth tetë milionë euro në programin e bashkëpunimit ndërkufitar “Greqi-Republika e Maqedonisë së Veriut 2021-2027”, njoftoi Ministria kompetente greke. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR