• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ka ndërruar jetë një banor 75-vjeçar i Kokoshinjës, pasi zjarri e kaploi shtëpinë e tij

Ka ndërruar jetë një banor 75-vjeçar i Kokoshinjës, pasi zjarri e kaploi shtëpinë e tij

Kumanovë, 30 korrik 2024 (MIA) - Një banor 75-vjeçar i fshatit Kokoshinjë të Kumanovës ndërroi jetë pasi dje zjarri e kaploi shtëpinë e tij, informoi sot MPB. Bashkëshorten e tij nga shtëpia e kishte nxjerrë nipi i tyre. 

Në informacionin e MPB-së bëhet e ditur se në orën 18:42 në SPB Kumanovë ishte denoncuar se rreth orës 14:00 ishte shkaktuar zjarr në barë të thatë në fshatin Kshanjë, të Kumanovës, i cili ishte përhapur dhe e kishte kapluar edhe fshatin Kokoshinjë, me çka ishte kapluar edhe shtëpia e S.P. (75) dhe T.P. (73).

"Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend S.P., ndërsa nipi i tyre ka arritur të tërheqë T.P. nga shtëpia. Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune te S.P., ndërsa pas urdhrit të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes", njoftoi policia.

Drejtori i QMK, Stojançe Angellov në video-deklaratën e fundit ju bëri thirrje banorëve që të kenë kujdes, të evakuohen, të mos rrezikojnë dhe të mos presin momentin e fundit. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR