• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ka ndërruar jetë këngëtari i njohur italian Toto Kutunjo

Ka ndërruar jetë këngëtari i njohur italian Toto Kutunjo

Milano, 22 gusht 2023 (MIA) - Këngëtari, muzikanti dhe kantautori italian Toto Kutunjo ka vdekur në moshën 80-vjeçare, raportojnë mediat italiane.

Këngëtari i hitit me famë botërore "L'italiano" i vitit 1983 ndërroi jetë në një spital të Milanos, ku ishte hospitalizuar.

Lajmin për mediat italiane e ka konfirmuar menaxheri i këngëtarit Danilo Mankuzo, i cili ka shpjeguar se "pas një sëmundjeje të gjatë muajt e fundit, gjendja e tij është përkeqësuar".

Kutunjo fitoi konkurse dhe festivale të shumta në të gjithë Italinë dhe fitoi Eurovizionin në vitin 1990 në Zagreb me këngën "Insieme".

Në festivalin e njohur "Sanremo", mori pjesë 13 herë,  për herë të parë në vitin 1976, me grupin "Albatros", ku fitoi vendin e tretë.

Ai filloi karrierën e tij të pavarur në vitin 1978.

Ai fitoi çmimin "Sanremo" në vitin 1980 me këngën "Solo noi", ndërsa vendin e dytë e fitoi gjashtë herë.  sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR