• e mërkurë, 13 nëntor 2024

Ka humbur jetën një punëtor nga rrethina e Tetovës

Ka humbur jetën një punëtor nga rrethina e Tetovës

Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) - Në SPB-Shkup është raportuar se gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një objekt në ndërtim në rajonin Qendër, me lëndime të rënda trupore L.SH (27) nga fshati Gjermë në Tetovë, u dërgua në kompleksin e klinikave "Nënë Tereza" në Shkup, ku pastaj ka ndërruar jetë.

Siç theksohet në buletinin e MPB-së, rasti u denoncua më 2 nëntor të vitit 2024.

Është kryer ekspertizë nga ekipi inspektues i SBP Shkup, është njoftuar inspektori i punës dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar në autopsi. Po punohet për zbardhjen e rastit. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR