• e premte, 08 nëntor 2024

Ka filluar takimi Kovaçevski- Mickoski në Klubin e deputetëve

Ka filluar takimi Kovaçevski- Mickoski në Klubin e deputetëve

Shkup, 7 qershor 2023 (MIA) - Në Klubin e deputetëve ka filluar takimi i liderëve midis kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski.

Është paraparë që temë e diskutimit në takim të jenë vendimet që duhet të merren në Kuvend me qëllim vazhdimin e integrimit evropian të vendit si dhe qasja e institucioneve dhe gjithë aktorëve politikë në drejtim të ndërtimit dhe ruajtjes së marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore.

Pas përfundimit të takimit janë planifikuar deklarata ku do të jepen detaje nga biseda mes dy liderëve.

Para takimit të liderëve është mbajtur mbledhje e KE të VMRO-DPMNE-së ku nënkryetari i partisë, Timço Mucunski deklaroi se qëndrim i partisë është që ndryshime kushtetuese nën diktat nuk guxon të ketë.

Ai shtoi se një nga temat që do të diskutojnë dy liderët do të jetë edhe çështja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR