• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ka filluar debati për propozim-amandamentet e Ligjit për ndërtim në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane

Ka filluar debati për propozim-amandamentet e Ligjit për ndërtim në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane

Shkup, 17 maj 2023 (MIA) - Anëtarët e Komisionit Kuvendor për Çështje Evropiane sot kanë nisur debatin për Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërtim, sipas procedurës së shkurtuar, i cili është pjesë e pesë ligjeve të nevojshme për zbatimin e kontratës me " Behtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Për këtë projektligj janë dorëzuar 17 amendamente nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Në Komision diskutimi filloi pas amendamentit të parë për fshirjen e nenit 1 të paraqitur nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së, në sqarimin e amendamentit, tha se është propozuar sepse është e nevojshme që objektet me interes strategjik të ndërtohen në përputhje me Ligjin ekzistues për ndërtim, gjegjësisht të respektohet procedura për miratimin e ndërtimit, dhe jo me një projekt urban me interes strategjik.

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, theksoi se amendamenti është i papranueshëm sepse, siç theksoi, janë duke u rregulluar objektet tjera me interes strategjik si rrugët shtetërore, hekurudhat, gazsjellësit dhe objektet tjera publike. Ai theksoi se ky amendament do të zbatohet vetëm për Korridorin 10D.

"Procedura për investime strategjike nuk ishte e rregulluar me ligj, këtu qëndron thelbi i ndryshimeve në këtë ligj. Bëhet fjalë për ndryshime në drejtim të uljes së kohës së procedurave administrative për dokumentet përkatëse. Procedura për investime strategjike nuk ishte e rregulluar më parë. Në Maqedoninë e Veriut ka shumë ligje ku për çështje të caktuara të investimeve kapitale, investimet strategjike kanë pengesa administrative. Dhe kjo çështje është e rregulluar me këto ligje dhe pikërisht këtë po bëjmë", tha Rexhepi.

Edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së për këtë projektligj kanë theksuar se nuk duhet të dorëzohet me flamur evropian dhe se po keqpërdoret. Ata theksuan se janë pro ndërtimeve, por akuzuan se janë kundër shpenzimeve shpërdoruese të parasë publike. Deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare kanë akuzuar se Marrëveshja për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D ende nuk i është dorëzuar deputetëve për shqyrtim. Për këtë, kryetari i Komisionit dhe deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, theksoi se Marrëveshja integrale është në Kuvend dhe janë duke pritur që deputetët e VMRO-DPMNE-së të përcaktojnë kohën dhe datën dhe Komisionin në të cilin do të të rishikohen. Ai ka theksuar se VMRO-DPMNE-ja opozitare ka thënë se sinjalizuesit ua kanë dorëzuar Marrëveshjen.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane vazhdojnë punën edhe pasdite. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR