• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këtë vit numër i rritur i udhëtarëve në dy aeroportet në vend, nga janari deri në shtator janë realizuar 17.683 fluturime dhe zbritje

Këtë vit numër i rritur i udhëtarëve në dy aeroportet në vend, nga janari deri në shtator janë realizuar 17.683 fluturime dhe zbritje

Ohër, 17 tetor 2023 (MIA) - Numri i udhëtarëve në dy aeroportet ndërkombëtare në vend për periudhën janar-shtator të këtij viti ka arritur 2,65 milionë, që është për 30,2 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi sot  „Aeroports de Paris“ (ADP).

Vetëm muajin e kaluar numri i udhëtarëve në aeroportet në Shkup dhe Ohër arriti 308.555, që është për 17,9 për qind më shumë nga shtatori i vitit 2022, thuhet në kumtesën e "ADP"-së.

Në dy aeroportet janë realizuar 17.683 fluturime dhe zbritje në periudhën janar - shtator, që gjithashtu është rritje për 19,3 për qind në krahasim me nëntë muajt e parë të vitit të kaluar. 

Vetëm në shtator në dy aeroportet ka pasur 2.339 fluturime dhe zbritje ose 16, 1 për qind më shumë se sa shtatori i vitit të kaluar. 

Kompania "ADP" posedon 46 për qind të aeroporteve me të cilat menaxhon "TAV" turk i cili menaxhon me dy aeroportet në vend. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR