• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Këtë fundjavë do të realizohet dezinsektimi ajror kundër formave të rritura të mushkonjave

Këtë fundjavë do të realizohet dezinsektimi ajror kundër formave të rritura të mushkonjave

Shkup, 26 qershor 2025 (MIA) - Qyteti i Shkupit informon se më 28 dhe 29 qershor në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet dezinsektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave, ndërsa më 30 qershor dezinfeksimi tokësor. 

Dezinseksimi tokësor, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, do të realizohet deri më 3 korrik, në periudhën prej orës 22 deri në 03. 

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, atëherë do të kryhet ditën tjetër kur kushtet të jenë të favorshme, në të njejtën periudhë. 

Njoftohen blegtorët që të ndërmarrin masa të nevojshme për mbrojtjen e bletëve. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR