• e martë, 24 dhjetor 2024

Këshilltari i Zelenskit: Trampi dhe Zelenski do të arrijnë marrëveshje. Krijojmë Ukrainën 2.0

Këshilltari i Zelenskit: Trampi dhe Zelenski do të arrijnë marrëveshje. Krijojmë Ukrainën 2.0

Kiev, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Historia që duhet të tregojmë ka të bëjë me Ukrainën 2.0, deklaroi Oleksandr Kamishin, këshilltari i ri i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për çështje strategjike në një bisedë për Telegrafin.

Kamishin i cili secilën ditë takohet me Zelenskin për të zgjidhur çështjet e krizës, prezantoi vizionin e tij për Ukrainën si një shtet elastik, teknologjikisht i avancuar dhe i përgatitur për të ardhmen.

Ai e përshkruan punën e tij si "zjarrfikës". Zelenski për çdo ditë e drejton atë për të zgjidhur çështje të ndryshme krizash - nga shëndeti dhe infrastruktura te prodhimi i energjisë dhe municioneve. Me një pamje kaq të gjerë të sektorëve kyç, Kamishin ofron një vizion për një Ukrainë pas armëpushimit: një vend që mund të bëhet një pjesë kyçe e Evropës me persona të cilët janë të përmbajtur, të avancuar teknologjikisht, të aftë në zhvillimin e dronëve dhe mirëmbajtjen e hekurudhave.

"Ukraina 2.0 mban mësime për industrinë e mbrojtjes, shëndetësinë, shërbimet e emergjencës dhe sistemin hekurudhor", thotë Kamishin. Nuk është imazhi për të cilin donim të njiheshim, por morëm mësime të vlefshme. Ne jemi të gatshëm ta ndajmë atë njohuri me botën, potencoi ai.

Kamishin theksoi se hekurudhat e Ukrainës, të cilat luajtën një rol kyç në evakuimin e civilëve dhe furnizimet në front, janë një simbol i qëndrueshmërisë kombëtare. Nën udhëheqjen e tij, Ukraina rriti ndjeshëm prodhimin e saj të municionit vendas dhe zhvilloi raketën "Palanica".

"Ky është një prodhim i vërtetë i Ukrainës. Një ditë do të ketë nevoj për të Australia, Britania e Madhe dhe Japonia", shtoi Kamishin, duke theksuar rëndësinë e gatishmërisë për sfidat globale.

"Në krahasim të përfundimit të luftës, këshilltari iu referua marrëdhënieve amerikano-ukrainase në kontekst të zgjedhjes së Donald Trampit si president. Të gjithë presin që SHBA-ja të ulë mbështetjen për ne", thotë Kamishin. Por Trampi dëshiron marrëveshje. Presidenti im gjithashtu dëshiron marrëveshje. Ata do të gjejnë një gjuhë të përbashkët, është i bindur këshilltari i ri i Zelenskit.  rq/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR