• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilltarët e Shkupit kërkuan përgjigje për gjendjen financiare të Qytetit të Shkupit, Arsovska ishte kategorike se nuk janë bllokuar llogaritë

Këshilltarët e Shkupit kërkuan përgjigje për gjendjen financiare të Qytetit të Shkupit, Arsovska ishte kategorike se nuk janë bllokuar llogaritë

Shkup, 30 maj 2023 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Asovska, në seancën e sotme të tridhjetë të Këshillit të qytetit theksoi se në 18 muajt e fundit gjendja financiare e Qytetit është e mirëkonsoliduar, duke theksuar se llogaritë e Qytetit nuk janë bllokuar, ndërsa këshilltarët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së nga ana tjetër e fajësojnë për mostransparencë financiare dhe kërkojnë përgjigje për shumë pyetje lidhur me gjendjen financiare të ndërmarrjeve publike. 

Arsovska në fjalim i përmendi borxhet e mëparshme nga kryetarët e mëparshëm,  për të cilët tha se përveç borxheve kryesore, Qyteti tani ka shuma milionëshe borxh për normat e interesit për ato borxhe. Duke numëruar disa nga borxhet e ish-kryetarëve të komunave, ajo pyeti se përse ndaj tyre nuk është ndërmarrë asnjë nismë.

"Milionëshe janë shumat që kërkohen, megjithatë milionësh është edhe interesi që do të duhet ta paguajë ky qytet. Ky qytet  gjatë 18 muajve të fundit ka qenë në gjendje të mirë financiare, është i konsoliduar financiarisht, rejtingu kreditor është ruajtur me një perspektivë pozitive. Kemi rritje drastike të mundësisë së huamarrjes me kredi, nga 1.2 milionë euro në nëntor të vitit  2021, në 25 deri në 30 milionë euro aktualisht, që është një reflektim se qyteti është i mirëkonsoliduar financiarisht", theksoi kryetarja e Qytetit të Shkupit Arsovska, duke shtuar se dëmet e shkaktuara në dekadat e kaluara nuk mundë të rregullohen për 18 muaj. 

Koordinatorja e grupit të këshilltarëve në koalicionin e udhëhequr nga LSDM-ja, Lubica Jançeva, theksoi se është e palejushme Qyteti i Shkupit, si njësi më e madhe në vetëqeverisjen lokave në vend, të jetë me llogari të bllokuar. 

"Në vend se sot të bisedojmë për realizimin e projekteve, ne sot në këtë senacë bisedojmë se pse llogaria e Qytetit të Shkupit është e bllokuar dhe për atë se kush do ta paguaj dëmin", theksoi Jançeva. 

Ajo gjithashtu kërkoi përgjigje për atë se si është gjendja në ndërmarrjet publike të qytetit dhe çka ndodhë me projektet e caktuara kapitale. 

Nga grupi i këshilltarëve të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, Marija Andonovska, i kërkoi kryetares Arsovska që gjatë diskutimeve t'u përmbahet argumenteve dhe pa sulme dhe ofendime personale.

Kryetarja e Qytetit Arsovska në gjithë diskutimin shtoi se të gjitha pyetjet janë përgjigjur, por se kjo nuk i plotëson agjendat politike të partive. qa/shk/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR