• e martë, 24 dhjetor 2024

Këshilli lokal i Dibrës për parandalim ka mbajtur takimin e parë të punës

Këshilli lokal i Dibrës për parandalim ka mbajtur takimin e parë të punës

Dibër, 3 qershor 2024 (MIA) - Në ambientet e komunës së Dibrës, nën udhëheqjen e kryetarit Hekuran Duka, paradite është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit lokal për parandalim, një organ mjaft i rëndësishëm, i cili me funksionimin e tij do të mundësojë parandalimin e dukurive që krijojnë probleme në komunë, informojnë nga komuna.

Në takimin, përveç përfaqësuesve nga njësitë e ndryshme të administratës komunale, kanë marrë pjesë dhe kryetari i Këshillit të komunës, Fuat Spahiu, komandanti i stacionit policor me kompetenca të përgjithshme, Dritan Bakalli, komandanti i njësisë së zjarrfikësve Xhetan Miftaroski, si dhe Burim Kaba, drejtor i Ndërmarrjes publike komunale "Standard".

Stacioni policor me aktivitetet e tij mbulon edhe komunën Qendër Zhupa, ashtu siç "Standard" me ujin për pije përmes ujësjellësit Rosoki-Dibër, i furnizon komunat e Dibrës dhe një pjesë nga Qendra e Zhupës, pasi që NJTZ ka ndërhyrë në këto dy komuna, si dhe në rajonin e Rekës, komuna Mavrovë dhe Roshtushë.

"Janë formuar dy grupe tematike, ajo për mjedis jetësor dhe ekologji, si dhe grupi i cili do të merret me problemin e trafikut në qytetin tonë. Është arritur marrëveshje në këtë takim do të zbatohet në një periudhë të shkurtër kohore për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, si dhe për të qenë të gatshëm për t'u përballur me fluksin e madh të mërgimtarëve tanë që qëndrojnë në rajonin e tyre të lindjes gjatë verës", shtojnë nga komuna.

Paralajmërojnë se Këshilli vendor për parandalim do të mbajë edhe dy mbledhje gjatë këtij muaji për të koordinuar aktivitetet e nevojshme. rq/bsh/

Foto: Komuna e Dibrës

QËNDRONI TË LIDHUR