• e diel, 24 nëntor 2024

Këshilli i Sigurisë së KB-së sot do të përpiqet përsëri të votojë për rezolutën e Gazës

Këshilli i Sigurisë së KB-së sot do të përpiqet përsëri të votojë për rezolutën e Gazës

Nju Jork, 21 dhjetor 2023 (MIA)- Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara sot përsëri do të përpiqet të votojë për rezolutën e Gazës, pasiqë ky dokument disa herë është shtyrë për shkak pamundësisë që të arrihet marrëveshje.

Këshilli, i kritikuar për mosaktivizimin e tij nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, tashmë disa ditë negocion për tekst të ri të rezolutës së sponsorizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Votimi i planifikuar fillimisht për të hënën ishte shtyrë disa herë, së fundmi dje me kërkesë të amerikanëve, të cilët më 8 dhjetor tashmë kanë vendosur veto të tekstit paraprak me të cilin kanë bërë thirrje për "armëpushim humanitar" në Rripin e Gazës.

Pas armëpushimit shtatë ditor që përfundoi më 1 dhjetor, shtypja ndërkombëtare u përforcua për pauzë të re të luftërave që do të mundësojë lirimin e më shumë pengjeve dhe futjen e ndihmës më të madhe ndërkombëtare në enklavën e vogël të goditur nga katastrofat humanitare e cila ishte nën rrethim të plotë izraelit nga 9 tetori.

Armëpushimi i parë mundësoi lirimin e 105 pengjeve dhe 240 palestinezëve nga burgjet izraelite.

Por, Izraeli përjashton çdo armëpushim përpara “eliminimit” të Hamasit, lëvizjes që sundon me Gazën që nga viti 2007 dhe është klasifikuar si organizatë terroriste nga SHBA-ja, BE-ja dhe Izraeli. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR