Këshilli i sigurisë në përbërje të plotë, Siljanovska Davkova i emëroi anëtarë Malinka Ristovska Jordanovën, Xhevdet Hajredinin dhe Vlladimit Spiridonovin
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, për anëtarë të Këshillit të sigurisë i emëroi Malinka Ristevska Jordanovën - eksperte për eurointegrime, Xhevdet Hajredinin - ish-ministër i Financave dhe Vlladimir Spiridonovin - ekspert për ndryshime klimatike. Me emërimin e tre anëtarëve, siç informojnë nga Kabineti i presidentes Slijanovska Davkova, Këshilli i Sigurimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në përbërje të plotë.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:24, 16 shtator, 2024
Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, për anëtarë të Këshillit të sigurisë i emëroi Malinka Ristevska Jordanovën - eksperte për eurointegrime, Xhevdet Hajredinin - ish-ministër i Financave dhe Vlladimir Spiridonovin - ekspert për ndryshime klimatike. Me emërimin e tre anëtarëve, siç informojnë nga Kabineti i presidentes Slijanovska Davkova, Këshilli i Sigurimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në përbërje të plotë.
Në krye të Këshillit të sigurisë është presidentja Gordana Siljanovska Davkova.
Anëtarë të Këshillit të sigurimit janë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi; kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski; ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski; ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski; ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, TImço Mucunski, si dhe Malinka Ristevska Jordanova, Xhevdet Hajredini dhe Vlladimir Spiridonov, të cilët sot u emëruan nga presidentja, në pajtim me kompetencat e saja kushtetuese.
Këshilli për siguri është trupi më i lartë këshilldhënës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili i shqyrton çështjet lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës dhe jep propozime në Kuvend dhe në Qeveri.
Mënyra e punës e Këshillit për siguri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mënyra e realizimit të të drejtave dhe përmbushjes së detyrave të anëtarëve të Këshillit, thirrja dhe mbajtja e mbledhjeve, zbatimi i qëndrimeve të marra, nismat e ndërmarra dhe mendimet dhe propozimet e dhëna, informimi për punën e vet, si dhe çështje të tjera lidhur me organizimin dhe mënyrën e punës së Këshillit, janë caktuar me Rregullroen për punë të Këshillit për siguri të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Mbledhjet e Këshillit janë të mbyllura. Në raste të caktuara mbledhjet mund të jenë edhe publike, për atë vendosë kreu i Këshillit. ab/
Foto: МIА arkivi