• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Këshilli i Sigurimit i KB-së kërkon nga Izraeli të bëjë më shumë rreth dërgimit të ndihmave humanitare në Gazë

Këshilli i Sigurimit i KB-së kërkon nga Izraeli të bëjë më shumë rreth dërgimit të ndihmave humanitare në Gazë

Nju-Jork, 11 prill 2024 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i KB-së u informua sot zyrtarisht për premtimin e Izraelit për të hapur më shumë vendkalime për dërgimin e ndihmave humanitare në Gazë, ndërsa në të njejtën kohë, i bën thirrje Izraelit të bëjë "më shumë" kundër kërcënimit "të drejtpërdrejtë" nga uria masive.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë shprehur "shqetësimin e tyre të thellë për numrin e të vdekurve në konflikt, fatkeqësinë katastrofike humanitare dhe kërcënimin e drejtpërdrejtë nga uria" dhe bënë thirrje për "heqjen e menjëhershme të të gjitha pengesave për dërgimin e ndihmës më të madhe humanitare dhe shpërndarjen falas të asaj ndihmë".

Në kumtesën e publikuar sot, ata kanë evidentuar paralajmërimin e Izraelit për hapjen e kalimit Erez dhe lejen për të përdorur portin Ashdod për ndihmë për Gazën, por theksuqan se duhet bërë më shumë për të ofruar ndihmën e nevojshme humanitare për nevojat e asaj enklave.

Theksuan se "nevojitet që ky vendim të zbatohet menjëherë dhe plotësisht në mënyrë të përhershme".

Izraeli javën e kaluar, pas një paralajmërimi të fortë nga Uashingtoni, publikoi se do ta hapë kalimin Erez dhe do të përdor portin jugor izraelit Ashdod, që ndodhet 35 kilometra në veri të Gazës. Por këto masa ende nuk janë zbatuar.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant dha garanci dje se janë në fazën e përgatitjes.

Këshillli i Sigurimit, gjithashtu, ka theksuar nevojën për të kryer hetim të plotë dhe transparent për vdekjen e shtatë puntorëve të organizatës joqeveritare World Central Kitchen, të cilët janë vrarë nga një sulmi izraelit në fillim të prillit.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit, gjithashtu, kanë dënuar vrasjen e të paktën 224 punonjësve humanitarë nga fillimi i konfliktit në Gazë, që është më shumë se trefish nga numri i punonjësve të vrarë humanitarë në cilindo konflikt në një vit të vetëm. Ata, gjithashtu, dënuan çdo dhunë dhe armiqësi kundër civilëve.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR