• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

Shkup, 18 prill 2024 (MIA) - Këshilli i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) në seancën e sotme të jashtëzakonshme njëzëri mori vendim të hënën më 22 prill, në orën 11 të organizojë protestë para Ministrisë së Kulturës për shkak të mospagesës së pagës për marsin për rreth tre mijë të punësuar në kulturë.

Vendimin në Fejsbuk e kumtoi kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov i cili sot në konferencë për shtyp njoftoi se do të mbahet seancë e jashtëzakonshme e anëtarësisë për të vendosur për hapat e mëtejshëm.

Gjithashtu, në seancën e Këshillit të SASHK-ut është vendosur të fillohet edhe procedura dhe organizimi për grevë të përgjithshme në të gjitha institucionet nga veprimtaria e kulturës.

"Këshilli i SASHK-ut shprehu zhgënjim të madh nga mosekzistimi, përkatësisht ndërprerja e njëanshme e dialogut social nga ana e Ministrisë së Kulturës. SASHK, ekziston, fuqinë e SASHK-ut do ta ndjeni së shpejti", shënoi kryetari i SASHK-ut në Fejsbuk.

Në konferencën për shtyp sot, në të cilën morën pjesë edhe të punësuarit në kulturë, SASHK shprehu pakënaqësi nga vonesa e pagës së marsit, të cilën sipas Marrëveshjes së përgjithshme kolektive dhe në fushën e kulturës, të punësuarit duhet ta marrin deri në datën 15 pra deri në datën 10-të të muajit.

Sipas harmonizmit të pagave me pagën minimale në shtet, paga e marsit duhet të jetë më e madhe për 12 për qind. Llogaritjet janë përgatitur nga institucionet e kulturës, por nuk ka miratim nga Ministria e Financave edhe krahas premtimeve të ministres kompetente. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s/ printskrin FB Jakim Nedellkov 

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR