• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk e miratoi dhënien e Sallës universale

Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk e miratoi dhënien e Sallës universale

Shkup, 30 mars 2023 (MIA) - Këshilltarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të 27-të nuk e miratuan iniciativën për dhënien e përkohshme të së drejtës shfrytëzuese të objektit të Sallës universale nga Qyteti i Shkupit në Qeveri, gjegjësisht Ministria e Kulturës.

Nisma, që u parashtrua nga ana e koalicionit e kryesuar nga grupi këshillues i LSDM-së, nuk është pranuar pasi që për të kanë votuar vetëm 15 këshilltarë nga Këshilli i Qytetit të Shkupit.

Kryetarja Danella Arsovska në konferencën për shtyp para fillimit të seancës së Këshillit, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se nisma është ngritur nga këshilltarët dhe se ata duhet të vendosin.

"Ky nuk është një vendim që unë si kryetare e Qytetit mundem apo dua ta marr. Nisma është iniciuar nga këshilltarët, pasi në fakt ata i iniciojnë të gjitha iniciativat dhe për këtë duhet të vendosin vetë. Të shohim se në cilin drejtim do të lëvizë diskutimi dhe cila është në fakt kërkesa që synojnë ta vendosin në rendin e ditës të seancës së sotme të Këshillit", tha Arsovska.

Në anën tjetër, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska ka apeluar disa herë deri më tani që të zgjidhet statusi i Sallës universale në Shkup, sepse Qyteti i Shkupit ka hyrë në listën e ngushtë për qytetin evropian të kulturës në vitin 2028. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR