• e shtunë, 23 nëntor 2024

Këshilli i Qytetit të Shkupit miratoi konkluzione me të cilat kërkoi përgjegjësi për të gjithë ata që morën pjesë në krijimin e gjendjes në NP "Higjiena Komunale"

Këshilli i Qytetit të Shkupit miratoi konkluzione me të cilat kërkoi përgjegjësi për të gjithë ata që morën pjesë në krijimin e gjendjes në NP

Shkup, 13 korrik 2023 (MIA) - Në seancën e shtatë të jashtëzakonshme, këshilltarët e qytetit të Shkupit i miratuan konkluzionet për pikën e vetme të rendit të ditës për gjendjen aktuale me higjienën komunale, me qëllim të parandalimit të katastrofave ekologjike dhe shfaqjes së sëmundjeve infektive. Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Slavevski, pas koordinimit të grupeve këshilldhënëse, lexoi përfundimin, në të cilin janë paraparë edhe masa.

"Para së gjithash, kryetarja e qytetit të Shkupit dhe NP "Higjiena Komunale"-Shkup ndërmarrin këto masa: Pastrim dhe larje të rregullt të të gjitha rrugëve në qytetin e Shkupit. Dezinfektimi dhe dezinsektimi i të gjitha vendeve ku ndodhen kontenjerët dhe në zonën përreth. Dezinfektimi dhe dezinsektimi dhe mirëmbajtja e rregullt e kontenjerëve. Prokurim urgjent i pesë kamionëve dhe makinerive të reja për grumbullimin e mbeturinave. Furnizimi urgjent i pesë pastruesve ekologjik modern për rrugë dhe rrugica", thotë Slavevski.

Ndër konkluzionet është edhe kontrolli i hollësishëm i kontratave të punonjësve, për të cilët ka dyshime se nuk paraqiten në punë, por ushtrojnë të drejtën e pagës, si dhe të atyre që kanë status të parregulluar prej më shumë se pesë vitesh. 

"Përgjegjësi për të gjithë ata që direkt ose indirekt morën pjesë në krijimin e situatave të tilla në NP “Higjiena Komunale”. Inspektimi i kontratave të punës në ndërmarrjet tjera publike në bashkëpunim me institucionet kompetente shtetërore", thotë Slavevski.

Ndër konkluzionet e këshilltarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe revizioni i punës së anëtarëve të Këshillit drejtues dhe mbikëqyrës të NP "Higjiena Komunale", si dhe themelimi i trupit punues për mbikëqyrjen e punës së ndërmarrjes publike. Këshilltarët kërkuan gjithashtu koordinim të rregullt ndërmjet kryetares së komunës dhe koordinatorëve të grupeve të këshilltarëve.

"Bashkëpunim ndërmjet të gjitha ndërmarrjeve publike për tejkalimin e situatës në qytet. Përgatitja e një analize funksionale të të gjitha institucioneve, duke përfshirë edhe administratën e qytetit të Shkupit, të bëhet tërësisht, në mënyrë të paanshme në mënyrë që të shërbejë si bazë për përmirësimin e shërbimeve publike. Në shtabin e krizës duhet të jenë përfaqësues nga anëtarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit", thotë Slavevski.

Në konkluzionet këshilltarët theksojnë se kërkojnë edhe raport nga NP Higjiena Komunale dhe në afat prej tre ditësh ia dorëzojnë Këshillit të Qytetit të Shkupit, pastaj të dorëzojnë Programin për Pastërti Publike dhe të zhvillojnë debat publik për shqyrtimin e mundësive për decentralizimin e një pjese të kompetencave të NP “Higjiena Komunale”-Shkup.

"Në numrin dy, ky konkluzion duhet t'i dorëzohet kryetares së qytetit të Shkupit dhe drejtoreshës së NP "Higjiena Komunale" në datën e sotme", tha Slavevski.

Për këto konkluzione njëzëri votuan 24 këshilltarë nga Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e shtatë të jashtëzakonshme të qytetit të Shkupit. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR