Këshilli i Prokurorëve publik miratoi kërkesën e Lençe Ristoskës për ndërprerjen e funksionit prokurore publike në PTHP Shkup
- Këshilli i Prokurorëve publikë në seancën e sotme të 42-të, miratoi kërkesën e Lençe Ristoskës për ndërprerjen e funksionit të prokurores publike në Prokurorinë publike të Shkupit.
- Post By Fami Bajrami
- 13:47, 8 prill, 2026
Shkup, 8 prill 2026 (MIA) – Këshilli i Prokurorëve publikë në seancën e sotme të 42-të, miratoi kërkesën e Lençe Ristoskës për ndërprerjen e funksionit të prokurores publike në Prokurorinë publike të Shkupit.
Kryetari i Këshillit, Bashkim Besimi, informoi se më 2 prill të këtij viti, Ristoska ka paraqitur kërkesë për ndërprerjen e funksionit të prokurores me kërkesë të saj.
"Këtu nuk ka debat, konstatoj se kërkesa për ndërprerjen e funksionit të Lençe Ristoskës është miratuar", deklaroi Besimi.
Këshilli më parë vendosi t'ia vazhdojë funksionin Keti Petkovës, ndërsa zgjat mandati i saj si anëtare e Këshillit deri më 26 korrik 2027.
Në seancën e sotme, Këshilli shqyrtoi dhe pranoi unanimisht deklaratën me shkrim për vazhdimin e funksionit në përputhje me Ligjin për marrëdhënie pune anëtares së Këshillit, Keti Petkova.
Kryetari i Këshillit, Besimi, informoi se më 26 mars të këtij viti kanë marrë përgjigje nga Kuvendi me të cilën njofton Këshillin se në përputhje me Ligjin për Këshillin e prokurorisë publike, Këshilli mund t'ia zgjasë mandatin.
Svetlana Stojkoviq deklaroi se kolegia Petkova më 15 gusht i plotëson kushtet për pension, ndërsa në përputhje me ligjin ajo ka të drejtë të kërkojë zgjatjen e funksionit, ndërsa mandati i saj zgjat deri më 26 korrik 2027.
Petkova, në përputhje me ligjin, u përjashtua nga kjo pikë dhe nuk mori pjesë në diskutim.
Në seancën e sotme, Këshilli miratoi unanimisht vendimin për ndërprerjen e funksionit prokurore publike ndaj Julijana Mishevskës në Prokurorinë Publike të Shkupit për shkak të përmbushjes së kushteve për pension pleqërie.

I pyetur se si i komenton arsyen e dorëheqjes së Ristoskës, Besimi në deklaratën për mediat pas seancës, theksoi se nuk do të komentojë për asnjë arsye sepse, në përputhje me ligjin, Këshilli vetëm konstaton ndërprerjen e funksionit.
"Është vendim i saj të mendojë kështu. Ne vetëm konstatojmë dorëheqjen. Nuk komentoj deklaratat e kolegut tim... Konform ligjit, çdo prokuror ka të drejtë në çdo kohë të paraqesë kërkesë për tërheqje, ne vetëm konstatojmë", deklaroi Besimi.
Foto: MIA