• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli i prokurorëve publikë në seancë do të vendosë për rekomandimet e KSHPK-së për tërheqjen e anëtarëve të Bordit drejtues të AGjPP-së

Këshilli i prokurorëve publikë në seancë do të vendosë për rekomandimet e KSHPK-së për tërheqjen e anëtarëve të Bordit drejtues të AGjPP-së

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Kryetarja e Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushica Dimitrievska, deklaroi se nuk është marrë vendim për tërheqjen e saj nga pozita e anëtarit të Bordit të drejtorëve të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë. Për këtë siç tha, do të vendoset në seancë.

Në pyetjen e gazetarëve nëse është marrë vendim për tërheqjen e saj pas rekomandimit të KSHPK-së se emërimi i anëtarëve të Bordit drejtues të AGjPP nga radhët e KPPRM është në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe Ligjit për AGjPP, ajo u përgjigj se vendimi do të merret në seancë.

"Nuk është marrë ndonjë vendim duke pasur parasysh se vendimi i KSHPK-së është dorëzuar në fund të javës së kaluar. Kjo duhet të jetë lëndë e të gjithë anëtarëve të Këshillit dhe vendim do të marrim në seancë. Unë dhe një anëtar tjetër i Këshillit jemi gjithashtu anëtarë aktual të Bordit drejtues të AGjPP-së. Deri më tani, nëse ka pasur përplasje, KSHPK-ja ka mundur dhe është dashur ta konstatojë, por nuk e ka bërë. Nuk paraqet problem anëtarësimi ynë në Bordin drejtues. Vendimi është marrë nga Këshilli konform me ligjin, do të jeni të njoftuar se çfarë vendimi të mëtejshëm do të marrim", ka thënë Dimitrieska në konferencën e sotme për media në Këshill.

Javën e kaluar KSHPK urdhëroi Këshillin gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve publik që të ndërmarrin masa për të anuluar vendimet e tyre për emërimin e anëtarëve të Bordit drejtues të Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publik (AGjPP).

Sipas tyre, vendimet janë në kundërshtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesit dhe ligjin për AGjPP-në.

Nga aty theksuan se konform nenit 44 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, anëtarët e Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publik nuk mund të kryejnë funksione në organet drejtuese që disponojnë me kapital shtetëror. Konflikti i interesit lind për shkak se Bordi drejtues i Akademisë vendos për ankesat e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë publikë.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR