• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli i PP nesër do të zgjedh u.d. prokuror publik republikan

Këshilli i PP nesër do të zgjedh u.d. prokuror publik republikan

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli i prokurorëve publikë nesër, të premten do ta mbajë seancën e nëntëdhjetë e tretë, në rend dite të së cilës është marrja e vendimit për emërimin e ushtruesit të detyrës së prokurorit publik të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Mandati i prokurorit aktual të shtetit Lubomir Joveski përfundon më 25 dhjetor, ndërsa procedura për zgjedhjen e pasuesit të tij është në vazhdim e sipër, ndërsa ushtruesi i detyrës që do të zgjidhet nga radhët e prokurorëve publikë republikan, do ta mbajë këtë pozitë deri në zgjedhjen e prokurorit të ri publik të prokurorit republikan.

Në konkursin për prokuror publik të ri shtetëror kanë aplikuar tre kandidatë - Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë Publike Shkup, Lidija Raiçeviq nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Lupço Kocevski nga Prokuroria Publike e RMV.

Kuvendi shpalli njoftimin më 29 nëntor të këtij viti, pasi deputetët e votuan vendimin për emërimin e prokurorit të ri publik.

Qeveria në seancën e 19 dhjetorit ka marrë vendim që t'i dërgojë shkresë me shkrim Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për kandidatët e paraqitur në Konkursin për emërimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këshilli i PP-së, konform afateve ligjore, duhet t'i japë Qeverisë mendim pozitiv ose negativ në afat prej 15 ditësh, pas së cilës Qeveria i propozon Kuvendit njërin nga kandidatët që ka marrë mendim pozitiv.

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të emërohet personi i cili ka përvojë të pandërprerë të punës së paku dhjetë vjet si prokuror publik ose si gjyqtar në fushën e së drejtës penale.

Prokurorin publik e emëron Kuvendi, me propozim të Qeverisë, me mandat gjashtë vjeçar dhe me të drejtë riemërimi. Për punën e tij dhe të Prokurorisë Publike përgjigjet para Kuvendit.

Prokurori aktual i shtetit, Jovevski, u emërua më 25 dhjetor të vitit 2017, duke pasuar Marko Zvërlevskin, i cili u shkarkua në gusht të po atij viti.mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR