• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Këshilli i ambasadorëve: Organizimi i suksesshëm i Takimit të 30-të ministror të OSBE-së në Shkup është mundësi për afirmimin e shtetit

Këshilli i ambasadorëve: Organizimi i suksesshëm i Takimit të 30-të ministror të OSBE-së në Shkup është mundësi për afirmimin e shtetit

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA)- Këshilli i ambasadorëve sot njoftoi se vlerëson lartë aktivitetet e Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve të tjera shtetërore, të cilat ndërmarrin gjithçka për të mbajtur me sukses takimin e 30-të ministror të OSBE-së i cili do të mbahet në Shkup më 30 nëntor dhe 1 dhjetor të vitit  2023. 

"Roli dhe domethënia e OSBE-së është theksuar veçanërisht në kontekstin e gjendjes së tensionuar gjeopolitike të planit të sigurisë e shkaktuar nga veprimet ushtarake në Ukrainë dhe Izrael dhe rreziku nga përhapja e tyre në shtete ose rajone tjera. Prandaj, OSBE-ja dhe të gjithë anëtarët e organizatës0, veçanërisht kryesuesi dhe shteti që do e trashëgojë, patjetër të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për rigjallërimin dhe forcimin e efikasitetit të organizatës dhe aktualizimin e rolit të saj në pengimin e konfliktit ose ndërmjetësimit, lehtësues ose pajtues të shteteve kundërshtare", njoftuan nga Këshilli i ambasadorëve.

Njëkohësisht, vlerësojnë se mundësia e organizimit të ngjarjeve me përmasa të tilla që i ka Maqedonia e Veriut si kryesues aktual me OSBE-në do të jetë mundësi për afirmimin e shtetit dhe kapaciteteve të saja demokratike dhe organizative.

"Duke marrë parasysh rëndësinë e tubimit të ministrave të Punëve të Jashtme dhe delegacioneve të tjera, gjithsej rreth shtatëdhjetë, Shkupi dhe i gjithë vendi do të jenë objekt i interesimit të një numri të madh gazetarësh, mediash, politikanësh dhe qytetarësh të Evropës dhe botës në ditët në vijim. Këshilli i ambasadorëve beson se organizimi i suksesshëm i një manifestimi të tillë do të kontribuojë në afirmimin e kapaciteteve demokratike dhe organizative të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të jetë meritë për të gjithë qytetarët", theksohet në komunikatën e Këshillit të ambasadorëve. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR