• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Këshilli i ambasadorëve bën thirrje për debat të thelluar dhe të zgjeruar në publikun e Maqedonisë së Veriut për raportin franko-gjerman të ekspertëve

Këshilli i ambasadorëve bën thirrje për debat të thelluar dhe të zgjeruar në publikun e Maqedonisë së Veriut për raportin franko-gjerman të ekspertëve

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Shoqata për Politikë të Jashtme dhe Ndërkombëtare Këshilli i Ambasadorëve e përfshëndet Raportin e publikuar për reforma në BE, të përgatitur nga grupi i ekspertëve franko - gjerman, i prezantuar nga Ana Lirman, ministre shtetërore gjermane për Evropë, dhe Lorens Bon, sekretare shtetërore për çështje evropiane të Francës, udhëheqës të grupit të përbërë nga dymbëdhjetë ekspertë, të quajtur "Grupi i dymbëdhjetëve", i formuar në janar të vitit 2023 bëhet e ditur në kumtesën e Këshillit të Ambasadorëve. 

Raporti, siç bëhet e ditur në kumtesë, rekomandon realizim paralel të reformave të brendshme të BE-së, legjislacion dhe zgjerim, me titull simbolik "Lundrimi në valë të larta – reformat dhe zgjerimi i BE-së dhe në shekullin e 21-të", ndërsa thelbi vihet në faktin se "zgjerimi i BE-së dhe reformat e BE-së mund të ecin "dorë për dore".

"Këshilli i Ambasadorëve mbështet veçanërisht angazhimin e paraqitur në Raport, për të përcaktuar vitin 2030 si një koordinim kohor të qartë dhe të vendosur për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian, si dhe rekomandimin e dhënë Komisionit të ardhshëm Evropian, që ai t'i përkushtohet objektivit '2030' dhe në kohë për të harmonizuar procedurën për qasje në zgjerim. Në të njëjtën kohë, ne besojmë se këto rekomandime optimiste nga grupi i ekspertëve dhe deklaratat e vazhdueshme të përfaqësuesve të lartë dhe më të lartë të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të tij duhet të përkthehen në një vendim të organeve më të larta të BE-së, me detyrime të qarta për vendet kandidate, por edhe për vetë BE-në. Këshilli i Ambasadorëve vlerëson veçanërisht rekomandimet, që vetë pranimi të lidhet me unanimitetin e të gjitha vendeve anëtare dhe që gjatë procesit të zgjerimit vendimet të merren me 'shumicë të kualifikuar', dhe se BE-ja preferon zgjerimin 'bazuar në merita', koncept, i cili përmendet gjashtë herë në vetë Raportin", thuhet në kumtesë.

Duke e pasur parasysh përcaktimin tonë strategjik dhe koncensual për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian dhe përmbylljen e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, Këshilli i Ambasadorëve, siç bën të ditur, angazhohet për debat të hapur, të thelluar dhe të zgjeruar në publikun e Maqedonisë së Veriut sipas të gjitha pikave të ekspozuara nga Raporti i Grupit franko-gjerman të punës së ekspertëve për reformë në BE. 

"Këshilli i ambasadorëve syhapur i ndjek të gjitha debatet në kuadër të Bashkimit Evropian për rimendim të procesit të integrimit evropian dhe bën thirrje për diskutim të hapur për pozicionin maqedonas në këtë proces, me të gjitha përfitimet, mundësitë dhe sfidat të cilat e ndjekin", thuhet në kumtesë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR