• e diel, 24 nëntor 2024

Këshilli Gjyqësor zgjodhi kryetarët e Gjykatës së Apelit në Shkup dhe të Gjykatave Themelore në Manastir dhe Prilep

Këshilli Gjyqësor zgjodhi kryetarët e Gjykatës së Apelit në Shkup dhe të Gjykatave Themelore në Manastir dhe Prilep

Shkup, 30 tetor 2023 (MIA) - Këshilli gjyqësor në seancën e sotme të 462-të zgjodhi kryetarët e Gjykatës së Apelit në Shkup dhe Gjykatave Themelore në Manastir dhe Prilep.

Gjyqtarja Meri Dika, e cila deri tani e ka kryer funksionin u.d. kryetare e Gjykatës së Apelit në Shkup, sot është zgjedhur për kryetare.

Gjyqtarja Tatjana Petrovska është zgjedhur kryetare e Gjykatës Themelore në Manastir, ndërsa Jasmina Shishkova Stojkoviq për kryetare të Gjykatës Themelore në Prilep.

Në Gjykatat Themelore në Veles, Dellçevë, Kriva Pallankë dhe Shtip, sipas vendimit të sotëm të Këshillit Gjyqësor, kryetarët e deritanishëm do të mbesin ta kryejnë funksionin e u.d. kryetarë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Sipas këtij vendimi, në Gjykatën Themelore në Veles, mbetet u.d. kryetare të jetë Lidija Dimova, në Gjykatën Themelore në Dellçevë - Mile Georgieva, në Gjykatën Themelore në Kriva Pallankë - Lubica Cvetkovska Stojanovska dhe në Gjykatën Themelore në Shtip-Gjorgji  Andonov.

Në seancë është marrë vendim pas kërkesës së dorëzuar për shpenzime të udhëtimit dhe është përcaktuar ranglista përfundimtare për përzgjedhjen e gjyqtarëve për Gjykatën e Apelit në Shkup.

Nga seanca e sotme ende është debati për ankesat dhe lëvdatat e qytetarëve dhe personave juridik për punën e gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjyqtarëve të dorëzuar në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë si dhe për pikën të ndryshme. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR