• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli Gjyqësor zgjodhi katër gjykatës nga fusha civile në Gjykatën e Apelit

Këshilli Gjyqësor zgjodhi katër gjykatës nga fusha civile në Gjykatën e Apelit

Shkup 15, nëntor 2023 (MIA) - Këshilli gjyqësor në seancën e 464- zgjodhi katër gjyqtarë të rinj nga fusha civile në Gjykatën e Apelit në Shkup. 

Janë zgjedhur gjyqtarët në Gjykatën Civile të Shkupit - Irena Kostadinova Angellova, Natalija Doneva dhe Ilir Sulejmani dhe gjykatësi Aleksandar Shopov nga Gjykata Themelore e Velesit.

Për katër gjyqtarë nga fusha penale në Gjykatën e Apelit- Shkup, Këshilli Gjyqësor do të votojë pas pauzës.

Këto janë zgjedhjet e para të realizuara në bazë të metodologjisë në përputhje me ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor.

Në konkursin për tetë pozita në Gjykatën e Apelit ka pasur gjithsej 45 kandidatë, nga të cilët 21 kandidatë për katër gjyqtarë në fushën civile dhe 24 kandidatë për katër gjyqtarë në fushën penale.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev theksoi se ky është vlerësimi i parë sipas metodologjisë së re, duke sqaruar se procesi përbëhet nga dy pjesë, ku një pjesë e realizon Këshilli Gjyqësor në raport me rezultatet e arritura si sasi nga numri i çështjeve të zgjidhura dhe të anuluara, ndërsa tjetri zbatohet nga vetë gjykatat.

Kryetari i Komisionit për vlerësimin e kandidatëve Selim Ademi ka informuar se konform metodologjisë së re është bërë renditja përfundimtare e kandidatëve, pas së cilës anëtarët e Këshillit Gjyqësor kanë votuar për secilin kandidat duke filluar nga i pari i renditur.

Gjyqtarja e renditur si e para, në listën përfundimtare për gjyqtarë nga fusha civile, Elizabeta Nastov nga Gjykata Civile Shkup, me 77,3 pikë nuk u zgjodh sepse në votim mori 6 vota “pro” dhe 6 “kundër”.

Gjyqtari i renditur si i dytë Aleksandar Shopov nga Gjykata Themelore e Velesit me 75 pikë mori 8 vota "pro" dhe katër "kundër" dhe u zgjodh gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkup

Gjyqtarja renditur si e treta, Irena Kostadinova Angelova nga Gjykata Civile Shkup me 73,6 pikë, mori 12 vota “pro” dhe u zgjodh gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkup.

Gjyqtarja e renditur si e katërta, Natalija Doneva nga Gjykata Civile Shkup, me 73,1 pikë, mori 10 vota "pro" dhe dy "kundër" dhe u zgjodh gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkup.

Gjyqtarja si e pestë e renditur, Sofia Spasovska Medarska nga Gjykata Civile e Shkupit me 72,2 pikë nuk u zgjodh, pasi mori 4 vota "pro" dhe 8 "kundër".

Gjyqtari si i renditur në vendin e gjashtë, Ilir Sulejmani nga Gjykata Civile e Shkupit me 69,5 pikë mori 11 vota “pro” dhe një votë “kundër” dhe u zgjodh gjyqtar i Apelit.

Për kandidatët e tjerë nga renditja përfundimtare nuk është votuar, pasi numri i kërkuar prej katër gjyqtarësh tashmë ka marrë besimin e anëtarëve të Këshillit gjyqësor.

Periudha e gjatë kohore e nevojshme nga Këshilli gjyqësor për përzgjedhjen e gjyqtarëve në gjykatë më të lartë është vënë në dukje edhe në raportin e Komisionit Evropian. si/

Foto: Printskrin

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR