• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor solli vendim për t'i vazhduar negociatat për projekt-ndryshimin e Marrëveshjes kolektive

Këshilli gjyqësor solli vendim për t'i vazhduar negociatat për projekt-ndryshimin e Marrëveshjes kolektive

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Këshilli gjyqësor në seancën e sotme mori vendim të vazhdohet me afat të ri, gjegjësisht negociata të reja për gjetjen e zgjidhjes në lidhje me Projekt-ndryshimin e Marrëveshjes kolektive për nëpunësit administrativ dhe të punësuarit tjerë në Këshillin Gjyqësor.

Në seancën e sotme të 466-të Këshilli Gjyqësor, gjithashtu e miratoi edhe propozim-rregulloren për ndryshim të Rregullores për sistematizim të vendeve të punës në Këshillin Gjyqësor  për shkak të harmonizimit në lidhje me vendimin e Qeverisë për marrjen në detyrë të një punonjësi nga Qeveria.

Në seancë, gjithashtu, Këshilli i miratoi shpenzimet rrugore për gjykatësen Irena Mitreska nga Gjykata Themelore Civile Shkup  e cila përkohësisht u dërgua në Gjykatën Themelore në Kërçovë.

Këshilli Gjyqësor sot diskutoi për shumë ankesa dhe lëvdata nga qytetarët dhe personat juridik për punën e gjykatësve, kryetarëve të gjykatave, të dorëzuar në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me pikat e shqyrtimit të raporteve nga vizitat e punës në Gjykatën Themelore Civile Shkup, Gjykatën Themelore Penale Shkup, Gjykatën e Apelit Shkup dhe Gjykatën Supreme të RMV-së, vendimmarrjen pas njoftimit dhe të ndryshme, Këshilli vendosi të caktojë datë të re për vazhdimin e seancës së 466-të më 5 dhjetor në orën 10. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR