• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli Gjyqësor solli vendim për pensionimin e dy gjyqtarëve

Këshilli Gjyqësor solli vendim për pensionimin e dy gjyqtarëve

Shkup, 13 mars 2024 (MIA) - Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 481-të për shkak të plotësimit të kushteve për pensionim për ndërprerje të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Administrative Drita Mehmeti dhe gjyqtarit të Gjykatës Themelore Penale Jane Tapanxhievski.

Vendimin për ndërprerjen e mandateve të Mehmetit dhe Tapanxhievskit nga 13 marsi i këtij viti e solli njëzëri.

Këshilli në seancën e sotme po shqyrton edhe miratimin e Vendimit për përcaktimin e numrit të pozitave të lira gjyqësore për gjeneratën e X të dëgjuesve në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, ndërsa në rend dite është edhe shqyrtimi i një ankese të paraqitur kundër vendimeve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndërprerjen e detyrës gjyqësore, për përfundimin e mandatit të anëtarit të Këshillit dhe për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, Meri Radevska. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR