• e enjte, 26 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor shënon 30 vjetorin e themelimit

Këshilli gjyqësor shënon 30 vjetorin e themelimit

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në mbledhjen solemne festoi 30 vjetorin e themelimit.

Kryetarja e Këshillit gjyqësor Vesna Dameva para anëtarëve tha se përbërja aktuale e Këshillit gjyqësor, edhe pse jo i plotë, është në rrugën e duhur për avancimin e gjyqësorit për një gjyqësor të qëndrueshëm, të pavarur dhe të paanshëm si dhe një gjyqësor të lirë nga çdo ndikim dhe presion.

"Besoj se tani pasi të kemi implementuar edhe rekomandimet nga raporti i Misionit vlerësues të BE-së, për të cilin po punojmë shumë, do të kemi mundësi të festojmë suksesin dhe progresin e arritur sepse qëllimi i arritur është arsye që do ta kemi edhe në raste të tjera për të shënuar punën e Këshillit gjyqësor", tha Dameva.

Jam plotësisht e bindur, tha Dameva, se kjo përbërje e Këshillit gjyqësor do të lë gjurmë të rëndësishme në punën e tij.

"Asnjë përbërje e Këshillit gjyqësor nuk ka qenë më e pranishme në opinion, ndërsa publiku mund të përcjellë më drejtpërdrejt punën e kësaj përbërje të Këshillit gjyqësor. Shpresoj se në të ardhmen Këshilli gjyqësor do të jetë i dukshëm për publikun, por jo në konotacion negativ, por do të jetë i dukshëm në aspekt pozitiv, aktivitetet dhe sukseset që do të pasojnë", theksoi Dameva. 

Ajo kujtoi historinë e Këshillit i cili në pajtueshmëri me Ligjin e Këshillit gjyqësor republikan nga viti 1992, përbëhej nga shtatë anëtarë të cilët Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i zgjodhi nga radhët e juristëve të shquar prej të cilëve katër nga radhët e gjyqtarëve dhe tre nga institucionet tjera.

"Kryetari në atë periudhë zgjidhej nga radhët e anëtarëve dhe ishte me mandat prej tre viteve pa të drejtë rizgjedhje. Nga miratimi i këtij ligji për Këshillin gjyqësor republikan e deri në vitin 2006, kur u miratua ligji i ri, funksionuan tre anëtarë të Këshillit gjyqësor republikan, ndërsa anëtari i parë u zgjodh më 16 janar të vitit 1994 me mandat gjashtëvjeçar deri më 3 shkurt të vitit 2002. Kryetari i parë i Këshillit gjyqësor republikan ishte Tihomir Belovski, ndërsa më pas Mugbil Bejzat. Përbërja e dytë e Këshillit gjyqësor republikan ishte zgjedhur më 3 shkurt të vitit 2002 dhe në këtë përbërje kryetar ishte Rafael Çerepnalkovski, ndërsa më pas Jordan Deskoski", tha Dameva. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR